Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë 1 ditë më parë në një market në rrugën e Barrikadave. Një grua teksa ishte brenda marketit mori një fëmijë të vogël e cila ndodhej po ashtu brenda marketit.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, gruaja sapo hyn në market, i afrohet fëmijës, i flet diçka dhe e merr në krahë duke u larguar nga marketi. Më pas, kjo gjë u konstatua nga e ëma e vajzës 2 vjeçare, e cila doli menjëherë jashtë marketit dhe ia mori fëmijën nga duart e gruas së panjohur duke e futur sërish në market.
Por me të u fut dhe gruaja e panjohur duke i ardhur vërdallë fëmijës dhe të ëmës. Më pas mamaja dhe vajza u larguan nga marketi, pasi kryen blerjen
Rasti është referuar në polici nga babai i vajzës 2 vjeç, ndërsa mësohet se gruaja ende nuk është identifikuar nga policia, por dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
'Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.'
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
88.3%
-
Jo
6.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1962
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet anëtari i klanit 'Duka', me shokun e tij po lëvizte me armë në makinë nëpër Tiranë! Elvis Gaçaj vite më parë u dënua për vrasjen e Santiago Malkos
18 Janar, 13:28
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Tiranë/ Të dënuar për drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen 3 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 19-vjeçar
18 Janar, 10:55
-
Tiranë/ Endacaku gjendet i pajetë tek kabina elektrike, objekti ishte përfshirë nga flakët, dyshohet se mund të ketë qenë cigarja
18 Janar, 10:52
-
Aktivitete kulturore/ “Art with Heart” sfilata tek qendra "Agimi" e "Tejdukshmëri ekzistenciale” ekspozita e Krist Dimos! "Gruaja e burrit tim" komedia në teatrin e Vlorës
18 Janar, 10:22
-
Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për Adriana Kalanë, Balliun, Blushin e Telitin
18 Janar, 10:09
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
U hoq nga rrethrrotullimi, ‘Shqiponja’ nga Tirana në Kukës
17 Janar, 16:43
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29
-
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 27-vjeçari në Kamëz! Me precedentë të mëparshëm penal (EMRI)
17 Janar, 13:03
BO CA MONSTRE QE QENKA......YT TE MALLKOFTE ZOTI.....DUKET QE ESHTE E CMENDUR KETO NJEREZ TE BEJN ME BE BURG SE SKA SHTET.PER 1 SEKOND HYN NE BURG NGA KETO MONSTRA
Përgjigju/U konstatua nga nena e femijes/?! Nena e femijes e pa qe morri femijen e nuk reagoi,(po te shikoni cdo sekonde te videos te ngadalsuar),reagoi vetem kur e nxorri jashte,risolli femijen brenda dhe u kthye mbaroi pagesen e iku sikur te mos kishte ndodhur asgje,po keshtu dhe shitesi i dyqanit,asnje reagim,asnje njoftim i policise prej te dyve.Asnje prej tyre nuk e ka marre seriozisht si akt rrembimi ngjarjen.Dhe vete /rrembyesja/ u rikthye ne dyqan sikur te mos kishte ndodhur asgje.
PërgjigjuE kapje per flokesh e zhgarravisje pertoke plehren. I bije me cte te zinte dora qelbesires. Po ta rrembente femijen
Përgjigju