VIDEO/ E përjashtuan nga Festivali i Këngës, Klajdi Musabelliu: Jua kam falur që më vratë artistikisht! Edhe ty....

Artisti dhe këngëtari, Klajdi Musabelliu ka publikuar një video nga pjesëmarrja e tij në Festivalin e Këngës rreth 7 vite më parë. Sipas tij, shkak për përjashtimin nga finalja e madhe u bë refreni që këndoi në skenë pasi publiku e duartrokiti. Në postimin e publikuar në Tik Tok shkruan se i shkatërruan jetën artistike, sociale dhe familjare. Teksa tregon mbështetjen për Albina Kelmendin, thotë se uron të mos përsëritet e njëjta gjë me të.

“Ju a kam "falur" qe me keni vrare artistikisht, psikologjikisht, emocionalosht, shpirterisht... 7 vjet me pare, me "justifikimin" se meqenese kendova refrenin kur me ktheu salla, me perjashtuat nga finalja dhe festivali. Ju a kam falur edhe paragjykimet politiko-idioto-sportivo-kefeisto-lepirese qe bete. Perpiqem cdo dite t'ja fal edhe ER, IM, MK, qe kontribuan ne prishjen jo vetem te jetes sime artistike, por edhe asaj sociale, familjare... Uroj mos ta beni te njejtin gabimi sot me @kelmendialbina PS Marr shkas nga mesazhi i trasmetuar nepermjet intepretimit te Margarita Xhepes ne Festival. Faleminderit per mirekuptimin, ju dua shume”, shkroi Musabelliu.

Reagimi i tij shkon për kryeministrin Edi Rama, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Vite më parë, këngëtari u largua nga Shqipëria pas përplasjes me Ramën se e cilësoi ‘këngëtar të dështuar’ që ishte punësuar në Agjencinë e Burimeve Natyrore.

Rama bëri ironi kur thoshte se në zyrat e AKBN-së kishte gjetur të punësuar këngëtarë, por Musabelliu iu përgjigj duke i thënë se kishte studiuar komunikim mediatik. Por kur u ndërruan qeveritë, u pushua menjëherë nga puna dhe i gjendur në këtë situatë, këngëtari vendosi të largohej nga Shqipëria. Aso kohe reagoi edhe Monika Kryemadhi duke thënë se fatkeqësia e vetme e Klajdit ka qenë fakti që ka mbështetur LSI-në.

 

Postimi i Klajdi Musabelliut
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 22/12/2022 03:09

    Po ca flet ore, si guxon xhanem "ofendin" babane e artit boteror dhe galaktikor... Ramen. Edhe Sofokliu atij iu referua per vepren e rij ne antikitet. Pa pa pa pa, ymer e shendet per padishahun. Shyqyr qe ka patronazhiste dhe shkruajne, vazhdoni or te keqen se ndaj dhe paguhi.

    Përgjigju
  • Niku: 21/12/2022 20:22

    O, me rafte nje pike qe te paskan vrare ty artistikisht. Iku nga Shqiperia se e quajti kryeministri kengetar te deshtuar. O Zot, idiotllek me te madh s'besoj se mund te degjohet. Te hoqen nga puna se je shok me Bes Kallakun. Jo, te hoqen se i kendove kenge Xhensiles dhe Besit per dasme. Jo, me fal, te hoqen se shkrove kenge vari leshte. Nuk ta ka fajin as ER, as IM, as MK, as VK, as CQT. Te genjen mendja se je kengetar. Degjo nje here veten sa stonon kur kendon live, interpretimi yt i "Mora ciften, dola per gjah" eshte krim, duheshe futur ne burg vetem per ate gje se na shkaterrove veshet dhe degjimin.

    Përgjigju
  • Berti: 21/12/2022 13:15

    Pianec ordiner

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite