TIRANË - Një grua ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në zonën e Kombinatit, në Tiranë rreth orës 13:00. Viktima Bukurie Xhako 45 vjeçe, ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një automjet tip Benz me targë AA 755 FF.

A1 Report ka siguruar videon nga vendi ku ndodhi aksidenti,teksa shikohen shumë kureshtarë, të cilët qëndrojnë pranë viktimës.

Gjendja bëhet më tragjike ku bashkëshorti merr vesh se personi i cili është aksidentuar, ishte gruaja e tij. Siç mund të shikohet , 50 vjeçari nuk i beson syve që gruaja e tij ka mbetur e vdekur ky aksident.

Më pas 50-vjeçari kalon në gjendje të rëndë psikologjike, ku kalimtarë të rastit mundohet ti japin ndihmën e parë.

Sipas dëshmitarëve, autoambulanca është vonuar më shumë se 40 minuta duke e lënë trupin e 45 vjeçares në mes të rrugës të mbuluar me gjak.

Policia ka shoqëruar në komisarit drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbuluar shkaqet e aksidentit të ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet.