DURRËS- Një drejtues motori ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në Shijak pranë zonës së quajtur 'Katër Rrugët'. Drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda nga përplasja e fortë, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Viktima ende nuk është identifikuar ndërsa shoferi i automjetit është S.D dhe ka qenë duke udhëtuar me një BMW kur është përplasur me motorin tip Jamaha që drejtohej nga viktima.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia të cilët po hetojnë mbi rrethanat e këtij aksidenti.