E plagosi me armë, 18-vjeçari i shtruar te Trauma në gjendje të rëndë! Policia në kërkim të 36-vjeçarit në Vlorë

E plagosi me armë, 18-vjeçari i shtruar te Trauma në gjendje të rëndë! Policia në kërkim të 36-vjeçarit në Vlorë

Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri është shënuar në orën e parë të kësaj të diele në rrugën e fshatit Fushë Mavrovë në Vlorë.

Sherri mes një 36-vjeçari të quajtur Qerim Maraj (Likaj) dhe 18-vjeçarit Jorgo Runaj ka ndodhur për motive të dobëta. Pas precipitimit të situatës 36-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka plagosur 18-vjeçarin rreth orës 00:45 dhe për pasojë ai është dërguar drejt Tiranës, në spitalin e Traumës, ku është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia e Vlorës po punon për arrestimin e 36-vjeçarit, i cili në gjykatë do të përballet me akuza të rënda.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artioni nenes: 23/08/2020 19:00

    Do e kapi shteti se punon fort, sic e kapi radhen e pare granit djali qe pezulloi kakacin dhe labin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve