Prej disa ditësh është shpërndarë lajmi se reperi shqiptar, Mozzik do të bëhet baba. Mirëpo as vetë këngëtari dhe as e dashura e tij, Loredana nuk kanë pranuar asgjë. Çifti është arratisur me pushime në Monte Carlo, Monaco.

Mirëpo mesa duket këtyre dyshimeve u erdhi fundi pasi vetëm pak orë më parë vetë Loredana ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet qartë barku i rrumbullakosur.

Dyshja është në një lidhje prej më shumë se një viti, por vetëm muajt e fundit e kanë pranuar publikisht dashurinë e tyre.

Loredana ju fut gjithashtu tregut muzikor, teksa para një muaji publikoi këngën “Sonnenbrille”, e cila ka marrë mbi 11 milionë klikime në platformën “Youtube”.