E premte 13, dita më e frikshme e
kalendarit, përse ters dhe fat

E premte 13, dita më e frikshme e<br />kalendarit, përse ters dhe fat
Sot data shënon 13 janar dhe është e premte, 13 dhe e premte një kombinim i cili gjithmonë ngjall frikë të shumë njerëz pasi e konsiderojnë një ditë tersi.

Sipas Institutit të menaxhimit të Stresit dhe Fobisë në Kaliforni besohet se rreth 17 deri në 21 milionë njerëz në SHBA janë të prekur në mënyrë aktivë nga frika e të premtes 13, duke e konsideruar si ditën më të frikshme në histori.

Disa njerëz anulojnë fluturimet, heqin dorë nga takimet që kanë për marrëveshje biznesi,  disa të tjerë nuk largohen fare nga shtëpia me frikën se dicka mund t'u ndodh.

Madje specialiste të institutit thonë se gjatë kësaj dite biznesi humbet më shumë se 800-900 milionë dollarë sepse njerëzit nuk i përmbyllin punët e tyre.

Madje kujtojmë se në shumë prej ndërtesave nuk ekziston numri 13 i kateve. Në shumë aeroporte njerëzit zgjedhin të evitojnë portën 13 apo edhe në spitale nuk ekziston një numër dhome 13.

Por përse kjo ditë ngjall kaq shumë frikë të shumë njerëz?

Ja disa fakte historike:

Edhe pse shumë persona e konsiderojnë një besim,  data 13 e premte e njohur si Friggatriskaidekaphobia  është një shkencë e pasaktë.

Studiuesi Dossey, i cili ka ndjekur prej kohësh frikën e shkaktuar nga e premtja 13, përpiqet të japë disa shpjegime.  

Duke u bazuar në besimin e shoqërive të lashta, ai i referohet një miti që daton që në kohën e Vikingëve .

Sipas mitit, 12 perënditë kishin një darkë në qiellin e tyrë Valhalla.  

Pikërisht në këtë ditë vjen anëtari i 13 i darkës një mysafir i paftuar, i njohur si Loki, i cili duhet të qëllonte me një heshtë perëndinë e gëzimit dhe haresë.

“ Perëndia e gëzimit mundet dhe e gjithë toka u fut në errësirë, Toka mbajti zi për të. Ishte një ditë e pafatë për të gjithë” kështu e shpjegon studiuesi Dossey duke shtuar se numri 13 ka qënë i lidhur me parandjenjat.

Kujtojmë edhe një fakt tjetër numri 13 është numri i darkuesve në Darkën e Fundit, natën para kryqëzimit të Krishtit. Judë Iskariotin dishepulli që tradhëtoi Krishtin, ishte i ftuari i 13-të, thotë Stuart Vyse, profesor psikologjie në Connecticut College.

Ndërkohë e premtja besohet se është konsideruar si një ditë e pafatë që në shekullin e 14. E parë kjo edhe në rrafshin fetar, në fenë e krishterë e premtja është dita në të cilën u kryqëzua Krishti dhe dita kur Eva dhe Adami u tunduan nga fruti i ndaluar.

Më tej kjo datë e premte 13 frika prej saj është përforcuar edhe nga filmat, si Apollo misioni fatkeq në hënë, më 13 prill oksigjeni shpërtheu duke vrarë astronautët.

Ndërsa kurat për tu shëruar nga kjo fobi Profesor Richard Ëiseman, një psikolog në Universitetin e Hertfordshire, e shpjegon:
 
"Ata duhet të kuptojnë se ata kanë aftësinë për të krijuar  fatin e tyre të mirë dhe të keq .Ata duhet të përqëndrohen të kujtojnë se janë  me fat, për shembull, duke kërkuar  anën e ndritshme të ngjarjeve në jetën e tyre."
 
Edhe data 13 e martë

Përvecse të premtes,data 13 e marte është konsideruar ditë pafat në Greqi, si dhe vendet spanjisht-folëse. Për grekët, e martë është e thënë të jetë e dominuar nga Ares, zot i luftës. Emri greke për  të 'martën' është 'triti', ose 'tretë',  duke shtuar edhe supersticionin, se  fati i keq  duket se vjen në grupe nga tre.

Por disa e shohin të premten 13, një ditë me fat .
13 e premte  nuk ka qenë gjithmonë e konsideruar si një numër i pafat. Qytetërimet e lashta kineze dhe egjiptiane, e kanë konsideruar një ditë fati.  

Vetë babai i Shteteve të Bashkuara, Benjamin Franklin ka përpiluar një listë të përbërë me 13 virtyte

Përveç kësaj, shumë lojtarë të suksesshëm sportiv kanë veshur fanellën numër 13, duke përfshirë edhe futbollistët amerikane dhe angleze, dhe kampionë olimpikë./Përshtati nga Euronews, Esenka Meleqi

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE