“E premte e zezë” / Ja bilanci i aksidenteve në rrugët e Shqipërisë

“E premte e zezë” / Ja bilanci i aksidenteve në rrugët e Shqipërisë

1 i vdekur dhe 8 të plagosur është bilanci i aksidenteve të ndodhur ditën e sotme në rrugët e Shqipërisë e pa frikë mund të quhet si e premte e zezë.

Aksidenti më i rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku në orët e para të mëngjesit dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe si pasojë mbeti i vdekur një 19-vjeçar me iniciale K. H.

Po ashtu në këtë aksident, mbetën të plagosur edhe dy persona, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Lezhë, si pasojë e përplasjes së një kamionçine me një automjet tip “Audi”, mbetën të plagosur tre persona, mes tyre edhe një 18-vjeçare, që u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa, në qytetin e Korçës një motor që shpërndante 'Fast Food' është përplasur nga një automjet në lagjen 16, ku mbeti i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit.

Edhe në Shkodër u shënua një aksident këtë të premte, ku mbetën të plagosur dy persona. Policia njoftoi se në gjendje të rëndë për jetën 56-vjeçari me iniciale A. B., ndërsa personi tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidenteve kanë qenë të ndryshme, nga lagështira në rrugë e deri tek shpejtësia e madhe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 04/10/2019 19:12

    Aksidentet ndodhin vetem per mos zbatim te rregullave te qarkullimit shume shofera shihen me cel. ne dore me makine duke levizur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale