E premtoi Belind Këlliçi, Veliaj: Ka gënjeshtarë që thonë se ofrojnë, autobusë, avionë dhe trena falas

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se ata që premtojnë transport publik falas gënjejnë me shpresën për të kapur ndonjë votë. Nga Kavaja, ku u prezantuan kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak, Veliaj deklaroi se është shumë e rëndësishme që me qytetarët të flitet hapur.

“Me njëri-tjetrin duhet të flasim hapur, ndaj kërkoj që secili prej jush të flasë me zemër në dorë me njerëzit. Është shumë kollaj të gënjesh dhe mund të premtosh autobus falas, avionë falas, trena falas. Ti mund të premtosh çdo gjë falas. Kavaja, Shqipëria e provoi atë sistem - sistemin e komunizmit - kur çdo gjë ishte falas dhe u varfëruam të gjithë njëkohësisht. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ne jemi skuadra fitimtare. Fitimtari nuk mund të gënjejë. Nuk mund të sajojë rrena për 3-4 vota. Sepse si fitimtarë, në 15 Maj, Partia Socialiste dhe Redjan Krali, do vazhdojnë ta qeverisin Kavajën dhe nuk e kanë luksin të gënjejnë. Prandaj themi vetëm të vërtetën, vetëm gjërat që mund të bëhen, vetëm gjërat që mund të realizohen, vetëm premtimet që mund të përballohen”, theksoi Veliaj.

Ai nënvizoi se në sondazhet e realizuara, Partia Socialiste rezulton fituese në zgjedhjet e 14 majit në të pesta bashkitë e Qarkut të Tiranës.

“Ne jemi fitimtarë në të pesta bashkitë. Por duke qenë se jemi fitimtarë nuk mund të jemi arrogantë dhe nuk mund të themi dokrra që nuk i mbajmë dot. Ndaj, është shumë e rëndësishme të shohim njerëzit në sy dhe të themi pse i kemi marrë këto vendime, pse i kemi bërë pallatet dhe stadiumin do e bëjmë tani; pse kemi bërë shkollat dhe parkun do e bëjmë tani; pse i kemi bërë kopshtet dhe tregun do e bëjmë tani. Sepse duke thënë të vërtetën, duke i parë njerëzit në sy, duke premtuar gjërat që mund të realizohen, do gdhihemi fitimtarë më 15 Maj, për të vazhduar punën për bashkinë e Kavajës”, u shpreh më tej Veliaj.

Ai shtoi se koha provoi se e vetmja forcë politike që nuk e braktisi detyrën e saj është Partia Socialiste e Shqipërisë.

“Për ata që katër vjet braktisën detyrën, ikën nga këshillat bashkiakë, ikën nga Parlamenti, ikën nga pushteti vendor, për ata që nuk donin të punonin, Kavaja nuk ka asnjë votë. Këto vite ishte vetëm një skuadër, e cila nuk u dorëzua, e cila nuk e la punën përgjysmë, e cila nuk e braktisi detyrën. Kjo skuadër ka një emër, Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Veliaj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja