DURRËS-Një vrasje është shënuar orët e paradites së sotme në Sukth të Durrësit, ku një 52-vjecar preu me kosë për vdekje bashkefshatarin pas një sherri.
Viktima është Ludovik Lala 52 vjeç, ndërsa në polici është shoqëruar Asti Mici, 57 vjeç.
Policia bën të ditur se ditën e sotme, rreth orës 09:40, në fshatin Jubë, Sukth, shtetasi A.M. 57 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta, në pjesën e sipërme të këmbës shtetasin L. L. 52 vjeç.
Lala fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Blute e Durresit kane shoqeruar ne polici Micin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Shkak u bë sherri për zetorin
Shqiptarja.com zbardh ngjarjen në fshatin Jubë të Sukthit që i mori jetën një 52-vjeçari.
Mësohet se Ludovik Lala e Asti Mici janë përplasur për një zetor në breg të lumit. Mici ka kërkuar që Lala të lëvizë zetorin, por ky i fundit nuk ka pranuar. Sherri i zhvilluar nën temperaturat e nxehta të ditës së sotme ka ngritur temperaturat e toneve të zërit mes dy bashkëfshatarëve që janë grindur e përplasur fizikisht mes tyre. Kaq ka mjaftuar që Mici i cili rrëmben kosën me të cilën po kosiste barin të qëllojë në këmbë Lalën. Mësohet se mjeti prerës i kishte prekur arterien femurale dhe gjakderdhja i ka shkaktuar vdekjen e shpejtë 52-vjeçarit.

(Vendi ku ndodhi krimi)

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO