Te kombëtarja ishin në pritje se ai do të bashkohej në fundjavë, por shpresat për të patur Marash Kumbullën të gatshëm janë shuar. Kjo pasi vetë futbollisti ka njoftuar këtë pasdite se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Kumbulla po qëndron i izoluar me ekipin e Romës që po kalon një situatë të vështirë, pasi në total ka 5 futbollistë të infektuar.
Mungesa e Kumbullës është tejet e rëndësishme në një kohë kur kombëtarja përveç ndeshjes miqësore të së mërkurës me Kosovës do të luajë edhe dy sfidat vendimtare në Ligën e Kombeve, kundër Bjellorusisë dhe Kazakistanit me 15 dhe 18 nëntor.
Në njoftimin e bërë prej tij Marash Kumbulla thotë se është asimptomatik dhe ndjehet mirë.