E quajti idiot, Denar Biba i kthen
përgjigje Bashës: Futu në zgjedhje

E quajti idiot, Denar Biba i kthen<br />përgjigje Bashës: Futu në zgjedhje
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba nuk i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili gjatë një fjalimi nga "Çadra e Lirisë", e quajti idiot.
 
Në një status në “Facebook” ai thotë se deklaratat e tij vazhdimisht interpretohen si qëndrime të PS-së, por kjo nuk është e vërtetë.
 
Denar Biba i kujton kreut të opozitës që nëse kërkon rikthimin në pushtet, duhet më parë të konkurrojë në zgjedhje dhe për këtë brenda ditës së nesërme PD duhet të regjistrohet në KQZ.
 denar biba
(Reagimi i Denar Bibës në Facebook)

"Ka nje qasje frikshmerisht naive dhe/ose keqdashese qe e njehson cdo qendrim a deklarate timen me ato te PS!!!
 
Sot psh deklarata ime (e shpallur qe hershem) se, “une do te jem avokati me i mire i interesave legjitime te opozites” eshte interpretuar nga disa sikur PS u terhoq nga qendrimi i saj “i forte” dhe po i lutet PD qe vec te regjistrohet ne zgjedhje pa s’ka rendesi afati.
 
Kjo pasi sot (data 9 prill) eshte afati i fundit i regjistrimit te partive per Zgjedhjet e 18 qershorit 2017.
 
Cfare mund te them ne lidhje me kete eshte se, duke qene se sot eshte dite e Djele, afati shtyhet per neser" shkruan Biba.
 
Por pasi ka thënë këtë, kreu i KQZ-së del zbuluar dhe këshillon Partinë Demokratike të hyjë në zgjedhje, njësoj siç bën kryeministri Edi Rama.
 
"Persa i takon qendrimit tim, s’do fare mend qe te kuptosh se eshte interes absolut i opozites qe te marre pushtetin, ne menyre qe te vere ne jete programin e saj politik.
 
Por qe kjo te ndodhe, me se pari opozita duhet te regjistrohet e te konkurroje ne zgjedhje.
 
Ne nderkohe une do vijoj te jem ai qe kam qene gjithmone, cilatdo qofshin interesat e dites se partive politike
", shkruan Denar Biba në Facebook. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg