JANINË - Një përplasje me armë zjarri mes policisë greke dhe disa shqiptarësh në fshatin Visani në zonën e Janinës ka përfunduar me një të vdekur dhe një të plagosur. “Shqiptarja.com” mëson se një shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit e ndërsa i plagosur lehtë ka mbetur një polic grek.
Sipas medieve dhe Policisë greke, shqiptarët po mundoheshin të kalonin 6 çanta me 13 pako qe permbanin 166 kg e 200 gram marijuanë, të cilat janë sekuestruar më pas nga policia greke. Shqiptarëve iu është gjetur krahas kanabisit edhe dy armë të tipit kallashnikovë.
Vrasja e shqiptarit 39-vjecar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, mendohet të jetë një formë hakmarrjeje e policisë së shtetit fqinj pas ekzekutimit të ekstremistit grek nga policia shqiptare. Sa i takon efektivit të plagosur grek, ai ndodhet ne spitalin “Haxhikosta” në Janinë. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes vijon operacioni për kapjen e trafikantëve të tjerë dhe mbledhjen e materialeve hetimore.
Kujtojmë që më datë 28 tetor, ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa u ekzekutua në Bularat të Gjirokastrës, pasi 35-vjeçari terrorizoi me breshëri kallashnikovi Gjirokastrën dhe sulmoi policinë.


Momente gjatë operacionit policor
.jpg)
Armët e sekuestruara të shqiptarit
-
Jetoj 28 vjet ne greqi po me rracist se keta ska ne bot me ngjarjen qe ka ndodhur mundet te jet e vertet qe jan kondraband droge po bej pyetjen ngriten armen ndaj policis pse si arrestuan po e vran shqiptarin e njejta gje u be dhe me kacifen te ngrihen edi rama dhe te kerkoj llogari
Përgjigju-
Mos jeto me lemoshen e grekut hajde ktu jeto me ndihme ekonomike...
-
-
nuk eshte hajmarrje por thjesht kan ber detyren sikur e ben ne shqiperi. autoret kan gjuajtur me kallash edhe i kan vrar??? ca hakmarrje eshte ketu!
Përgjigju -
Sa i sakt eshte ky lajm? Pse nuk flet shteti jone tani te kerkoj te zbardhet e verteta.ku e dim ne si popull qe greket se kan vrar kot i kan ven dhe disa arem te kapura me para dhe disa canta me hashash dhe e bejn trafikant,prandaj ne kerkojm te zbardhet e verteta mos te na marin greket neper kem sic kan ber gjith keto vite.!!!
Përgjigju -
Nuk mind te jet hakmarrje kur grupet bandite transportijn drog plus dhe te armatosur ateher si po mendojn njerzit me u nenshtru policia jo mor ato banda duht shkatrruar tersisht ... leni pollavrat hakmarrje veq shqiptart tu marr me kto gjera turp
Përgjigju -
Ne se shqiptaret kan perdorur arme kunder policis mir ja u kan ber, te jemi realist mos te behemi racist
Përgjigju -
Ku eshte shteti jon, ku ja keta qe haen musi qent ne parlament, mjer populli musi bagetit jan,..o shqiperi o mavri ca te gjeti ty tani....
Përgjigju -
O KOMENTUSAT E SADIKUT ...LAJMI ESHTE NJE POLIC I PLAGOSUR DHE NJE KUNDRABANDIST DROGE I VRARE...E PERLESHJE ME ARME... DMTH. POLICIA ME ARME SE JA DO DETYRA KONTRABANDIST ME ARME EDROG. CLIDHJE KA KJO PER HAKMARJE.... E KACIFA. POLICIA SI KTU SI ATJE KA BO DETYREN O NJEREZ. E MOS I HIDHNI BENZIN O REDAKSIA SADIKUT.
Përgjigju -
Robt edhe per 377373828 her
Përgjigju -
Per nje terrorist grek, qe u pa me ze dhe figure, tek qellonte forcat e policise pa asnje shkak, dhe ne kushtet e nje tragjedie potente u qellua nga policia shqiptare u be nami...nga parlamenti e deri te grupet ekstremiste neofashiste greke...Ndersa shqiptaret vriten si miza nga plumbat grek, dhe askush nuk e hap sqepin! Ngushellime familjarve..
Përgjigju-
Une e kam per turp te reagoj si greket ne rasti e kacifes
-







Komente
Komento