E rëndë/ E zë poshtë kamioni që po rregullonte, ndërron jetë mekaniku në Kurbin

KURBIN-  Një mekanik humbi jetën pas një aksidenti në punë në Kurbin. Viktima është Albert Mamli 45-vjeç, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të së hënës pranë një servisi në fshatin Laç të Kurbinit. 45-vjeçari ka qenë duke punuar në një mjet kamion, i cili e ka zënë poshtë duke shkaktuar plagë të shumtë në disa pjesë të trupit e për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.

Sipas të dhënave Albert Mamli ishte punëtor në servisin ku ndodhi ngjarja dhe grupi hetimor nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu edhe Inspektoriati Shtetëror i Punës do të nisë verifikimet në lidhje me rastin, për të pare nëse janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.

"Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se  aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë, njofton policia. 

 Ky është aksidenti i dytë në pune me pasojë vdekjen që ndodh brenda pak muajsh në Qarkun e Lezhës. Ne muajin janar një gomist humbi jetën në fshatin Spiten, teksa po riparonte gomën e një kamioni.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 20/03/2023 20:05

    Punonjesit ketu jane skllever. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Xnjx: 20/03/2023 19:07

    Si ishte ai artikulli me ate 8 vjecarin mekanin ne Berat?! Ripublikojeni se keni bere pune me mend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhje presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhje presidenciale në Maqedoninë e Veriut