E rëndë/ Humb jetën i burgosuri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, vuante nga kanceri prej muajsh! Zv.ministri i Drejtësisë, Nuhiu: Kërkuam lirimin e Azbi kabës, s’na e pranuan

Azbi Kaba, një shqiptar nga Peshkopia, i cili vuante nga kanceri, u la të vdiste në burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut, pa asnjë ndihmë. Ngjarja e rëndë u bë me dije për Report Tv nga burime brenda burgut në Idrizov, sipas të cilëve 47 vjeçari Kaba ishte diagnostikuar prej 5 muajsh me kancer, e pavarësisht kësaj nuk ishte shtruar në spital, e nuk iu dha asnjë mjekim e asnjë ndihmë. Ai vdiq në qeli pak pas mesnate.

"Në vizitën e parë dhe të fundit që kishte bërë në spital, mjekët i kishin dhënë Kabës vetëm 2 muaj jetë, e megjithatë autoritetet e lanë atë të vdiste në qeli, ku e të vetmen ndihmë e merrte nga shokët e tij në burg", thonë burime.

Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhej 47-vjeçari dhe trajtimit që i bëhej në burg, asnjë përfaqësues nga Ambasada Shqiptare në Shkup nuk e vizitoi atë.

Në burg nuk kishte mjekë, ndërsa Kabës nuk iu dhanë as edhe një qetësues për t'i lehtësuar dhimbjet. Ai ishte i dënuar me 7 vite burg pasi ishte kapur me drogë, ndërsa i kishin mbetur për të shlyer edhe 4 vite. Në një prononcim për Report Tv, zv.ministri i Drejtësisë në Maqedoni të Veriut thotë se kanë nisur verifikimet për rastin.

Ndërkohë, të burgosur të tjerë shqiptarë në këtë burg të Maqedonisë vuajnë dënimet të braktisur totalisht nga autoritetet shqiptare. Qelitë janë të mbipopulluara dhe të burgosurit pa të drejtat elementare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:19
Vdekja e të burgosurit shqiptar, zv.drejtori i burgut në Idrizov: Gjykata vendosi të lirohej, por prokuroria e kundërshtoi! I është dhënë çdo ditë ndihma mjekësore

 

Zv.drejtori i burgut në Idrizov në Maqedoni të Veriut, Femi Jonuzi, ku humbi jetën i burgosuri shqiptar Azbi Kaba, në një lidhje për Report Tv tha se atij i ishte dhënë ndihma mjekësore. Sipa Jonuzit, shqiptari ishte dërguar disa herë në spital dhe çdo ditë i jepej ndihmë, ndërsa theksoi se i ishte dërguar edhe kërkesë gjykatës për ta liruar, por vendimi u kundërshtua nga prokuroria.

"Jemi munduar, e kemi njoftuar gjykatën që t'i ndërpritej dënimi dhe Gjykata solli vendimin, por u ankua prokurori dhe ende nuk kemi përgjigje. Është dërguar në spital, me udhëzim të mjekut të burgut dhe çdo ditë i është dhënë ndihma e shpejtë për t'i bërë trajtim. Edhe dje ka qenë në spital dhe pasi e kanë sjellë në burg, rreth mesnatës ka ndërruar jetë. E kemi dërguar në spital me dhjetëra herë për mjekim. Ishte dënuar me 7 vite. Kushtet në burg janë të njëjta si për të gjithë të burgosurit në këtë burg. Ne i bëmë përpjekjet që ai të lirohej dhe Gjykata e dha vendimin për ndërprerjen e dënimit, por pas ankesës së prokurorisë, nuk na erdhi më përgjigje dhe nuk u lirua. Kemi komunikuar edhe me konsullin shqiptar, e kemi vizituar", tha ai.

Pretendimet e zv.drejtorit të burgut i kundërshtojnë të burgosur në Idrizov, të cilët shkruajnë në 'Report Tv' se 47-vjeçarit nuk i është dhënë asnjë ndihmë mjekësore. Sipas tyre, është e vërtet që ishte bërë kërkesë për lirimin nga qelia të Azbi Kabës, por se atij i mungonte kujdesi mjekësor dhe nuk ishte dërguar në spital. 

Ora 11:06
VIDEO/ Lagështirë e mbipopullim në qeli, kushtet në të cilat ndodhen shqiptarët në qeli, Report Tv siguron pamje nga burgu i Idrizovit në Maqedoninë e Veriut

Lagështirë, myk dhe mbipopullim, në këto kushte vuajnë dënimin të burgosurit shqiptarë në burgun në Idrizov të Maqedonisë së Veriut. Në redaksinë e Report Tv kanë mbërritur pamje nga qelitë e burgut, ndërsa burime bëjnë me dije se në një qeli me kapacitet për 4 persona, aktualisht jetojnë 9 persona.

Ora 10:56
Vdekja e të burgosurit shqiptar në burg në Idrizov, zv.ministri i Drejtësisë në Maqedoni të Veriut: Kanë nisur verifikimet pas denoncimit

Report TV është interesuar për të mësuar më shumë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun në Idrizov të Maqedonisë së Veriut, ku i burgosuri shqiptar, Azbi Kaba, i cili vuante nga kanceri u la të vdiste pa i dhënë asnjë mjekim e asnjë ndihmë. Në një komunikim me zv.ministrin e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Agim Nuhiun, bëhet me dije se kanë nisur verifikimet në burgun në Idrizov, për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump