Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave këngëtari ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej në Itali me ish- bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, për një kontroll mjekësor për këtë të fundit.
Në një intervistë për mediat vëllai i këngëtarit ka deklaruar se Shpati ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze. Në gjendje të rënduar nga lajmi, ai citohet të ketë thënë se ky lajm që u erdhi nga Italia shpresonte të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua.
Më tej vëllai i artistit ka shtuar se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por megjithatë nuk ka arritur të mbijetojë. Trupi i këngëtarit ndodhet në Itali, ndërsa në vijim pritet që të kryhen procedurat për të mbërritur pranë familjarëve.
Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.
Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku.
Më 2021 këngëtari u martua me Selvije Jaos, por vetëm para një viti çifti prindër të një djali i dhanë fund marrëdhënies së tyre.
Kolegë, miq, figura të njohura të ekranit mes tyre edhe ish-bashkëshortja kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e artistit.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ku këngëtari shihet duke mbajtur në krahë djalin e tyre, Roelin, ajo tregon momentet e fundit, sakrificat e përbashkëta dhe dhimbjen që ka lënë pas vdekja e papritur e artistit.
Ajo rrëfen se Shpati ndërroi jetë “në krahët e saj”, në një periudhë kur ata ishin duke u përpjekur të siguronin dokumentet e nevojshme për djalin e tyre, me shpresë që ta çonin sa më shpejt në Itali për logopedi. Ajo shprehet se ishin shumë të lodhur, të stresuar, por gjithmonë të bashkuar për të mirën e djalit.
“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!
Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prita të dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitoje dhe na le këtu vetëm, pa ty.
E le Roelin jetim, o Shpat…
Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë.
Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?
Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet…
Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”
Postimi i ish-bashkëshortesh së Shpat Kasapit
Bota e muzikës dhe jo vetëm është tronditur nga vdekja e papritur të këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi i cili ndërroi jetë teksa ishte në Itali.
Pas lajmit të hidhur Selvije Jao, ish-bashkëshortja e artistit përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale shprehet se ajo dhe këngëtari ishin shumë të lumtur këtë periudhë, pasi kishin arritur të bënin dokumentet për në Itali, në mënyrë që të çonin Roelin te mjekët logopedë më të mirë të vendit, pasi fëmija është diagnostikuar me spektrin e autizmit.
“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…” e nis shkrimin e saj Selvije Jao, duke treguar se pavarësisht divorcit, ajo ruante marrëdhënie të mira me Shpat Kasapin për hir të djalit tyre të vogël.
Por çfarë thoshte Selvije Jao për divorcin nga këngëtari?
Rreth dy javë më parë, në një bashkëbisedim online me ndjekësit në Instagram, ajo rrëfeu se kishte ëndërruar që fëmijën e saj ta rriste me të dy prindërit, por theksoi se “kjo është jeta”.
A e ke pas të vështirë vendimin për të qenë single mam e veçanërisht për fëmijën”, u pyet ajo nga një kometues.
Ndërsa Selvije Jao u përgjigj: “Normal që po, gjëja që unë kam ëndërruar gjithmonë ka qenë të kem familje dhe fëmija të rritet me të dy prindërit, por kjo është jeta.
Për Roelin do luftojë që të rritet në një ambient ku mbizotëron qetësia dhe lumturia, andaj do bëj çmos vetëm që ai të rritet me të gjithë normat që i duhen një mashkulli!
E inshallah të kemi jetë dhe forcë ti përballojmë sfidat.”


Lajmi për vdekjen e parakohshme të këngëtarit Shpat Kasapi ka prekur botën e artit shqiptar. Kolegë, miq dhe figura të njohura të ekranit kanë shprehur pikëllimin e tyre për humbjen e artistit, i cili prej vitesh ishte një emër i dashur për publikun.
Ndër reagimet më prekëse është ai i këngëtares Vesa Luma, e cila shprehu dhimbjen dhe respektin e madh për Kasapin.
“Na trishtove shumë Shpat… Ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur. Një djalë fisnik e plot jetë, ashtu siç ishin edhe këngët e tua që rritën një brez të tërë. Dritë pastë shpirti yt. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.”
Edhe moderatorja Arbana Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale kujtoi bashkëpunimet me artistin në vitet e Top Fest:
“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin pata fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra herë. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar”, shkruan ajo.
Këngëtarja Dafina Zeqiri, në një postim në rrjetet sociale, shprehet: “Nuk mundem me besu këtë lajm kaq të trishtë… Ti gjithmonë ke qenë i mirë me ne, gjithmonë pozitiv. Kështu do të të mbajmë mend, për energjinë tënde të mirë dhe për muzikën e gëzueshme që na dhurove. U prehte në paqe, e Zoti i japë forcë familjes”.
Ermal Fejzullahu kujton Shpat Kasapin si mikun e tij të fëmijërisë.
“Nuk po muj me besu, sot shkove ti miku im i fëmijërisë. E filluam karrierën bashkë e shumë kujtime të bukura patëm me ty, të cilat do t’i ruaj tanë jetën. Na theve zemrat Shpat, pusho i qetë vëlla. Ngushëllime familjes”, thotë ai.
Reperi dhe producenti Big Basta ka bërë një dedikim prekës, duke vlerësuar mbi të gjitha karakterin e Shpatit.
“Të gjithë kolegët e dimë çfarë djali i mrekullueshëm ke qenë! Nuk i bënte nona dy si ti! I sjellshëm dhe zemër të madhe, kurrë nuk dëgjuam diçka të keqe nga ti për askënd,” shkruan ai, duke e quajtur një humbje të madhe për të gjithë.
Komente










/Valle kosovare/ ishte hiti me i bukur i te ndjerit.S'ka dasem e festival ku mblidhen shqiptaret qe te mos e degjosh edhe ne vere me pelqen kur levizja me makine ta vija te buciste e te degjohej kudo e nga kushdo,ulja e xhamat bile,pse kaq e bukur eshte.Te ngrinte peshe.Do te na mungoje talenti i tij,por dhe sa kenge te bukura,hite te reja qe mund te bente e nuk arriti.Ngushellime familjes!
PërgjigjuNgushéllime
PërgjigjuEh mor Shpat, pluhuri i bardhe eshte i keq pêr zemren. Sidomos kur e tepron. E padrejte te ikesh kaq shpejt, por do te duhej te ishe me i kujdesshem. Ndersa Selvijës, do i thoja: xhenet perkthehet ne shqip - "Parajsë".
PërgjigjuShpirti ne paqe! Tregues i qarte qe meshkujt braktisen nga familja dhe shoqeria per t’i luftuar vete betejat dhe veshtiresite, dhe kur ikin nga kjo bote, perdoren nga ato qe e braktisen per vemendje dhe klikime.
PërgjigjuShpirti i tij ne parajse!
PërgjigjuNuk me besohet qe iku kaq i ri dhe nje nga kengetaret qe nuk bente skandale por ishte njeri familjar, Shpat Kasapi nuk vdes se do kujtohet nga kendet e tij. Thjesht kjo eshte jet e pa drejt.
PërgjigjuOverdoze? Gjynah,shume i ri.
PërgjigjuVështirë ta besoj, kaq I ri... Jetë e padrejte. Shpat Kasapi, do jetosh midis nesh nëpërmjet këngëve te tua përjetësisht... sa herë do buçoj kënga "Valle shqiptare" do jesh me ne. E perseri nuk mund ta besoj dot qe ike kaq i ri... Ngushellime te sinqerta familjarëve, te afërmve. Pa fjalë më...
PërgjigjuSA I RI....CFARE BEHET KESHTU....MOS KA PAS PIRE DROGE....???? .
PërgjigjuJooo asnjehere