DURRËS - Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Durrës me ndërhyrjen në kohë të policisë, ku djali, që dyshohet të jetë me probleme mendore, kërcënonte të vriste me thikë babanin e tij të verbër. Edhe me ndërhyrjen e policisë, djali nuk ka ndalur duke e qëlluar me levë babain, duke e lënë të plagosur lehtë, ndërsa kërcënonte ta qëllonte edhe me thikë. Ndërhyrja profesionale e Forcave të Policisë bëjnë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit.
Ishte një telefonatë e mbërritur në sallën operative përmes numrin 112 që angazhoi policinë, bërë nga motra e djalit: Vëllai im në Rrashbull ka mbyllur në banesë babain dhe kërkon ta vrasë me thikë, ishte deklarimi i saj.
Shërbimet e Policisë kanë shkuara menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se S.Z, 35-vjeçar (pretendohet me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër), 66-vjeçar, duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë
Policia ka negociuar më djalin që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë.
S.Z., 66 vjeç iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori, S.Z., 35 vjeç është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për " Dhunë në familje"
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Denigroi adoleshenten me foto dhe shkrime fyese në rrjetin social, nën akuzë 22-vjeçari! Arrestohen 18-vjeçari pa patentë dhe 44-vjeçari i dënuar
5 Mars, 15:59
-
Dibër/ Ushtroi dhunë ndaj mbesës, vihet në pranga 65-vjeçari
26 Shkurt, 14:59
-
Dhunë në familje dhe kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, arrestohet 22-vjeçari në Kukës
26 Shkurt, 10:59
-
Durrës/ I dënuar në Itali me 14 vite burg për tentativë vrasje, grabitje e kanosje, arrestohet Pllum Daci
23 Shkurt, 10:12
-
Durrës/ Plagosën me sende të forta një person, arrestohet një nga autorët, në kërkim i vëllai
15 Shkurt, 14:22
-
Elbasan, dhunoi gruan dhe tentoi të godasë me sëpatë djalin e mitur, arrestohet 49-vjeçari
10 Shkurt, 10:13
-
Durrës/ Mjeti përplas të moshuarin me motoçikletë në rrugë, dërgohet i plagosur drejt spitalit (VIDEO)
8 Shkurt, 15:25
-
Durrës/ Baste sportive ilegale në tre lokale, nën hetim 3 persona! Arrestohet edhe i kërkuari për të njëjtën vepër penale
6 Shkurt, 15:06
-
Vlorë/ Ushtroi dhunë dhe e kërcënoi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari
4 Shkurt, 14:22
-
Fier/ Në kërkim prej një viti për dhunë në familje dhe armë pa leje, kapet 50-vjeçari nga Patosi! (EMRI)
29 Janar, 14:37
-
Durrës/ Kryenin vjedhje në automjete, lokale e banesa, arrestohen 2 persona
25 Janar, 13:30
-
Shkodër/ Dhunonte bashkëjetuesen në prani të fëmijës së mitur dhe i kërcënonte për jetën, arrestohet 65 vjeçari
24 Janar, 12:55