Bandat kriminale shqiptare po ofrojnë ‘zbritje të sezonit festiv’ për emigrantët e paligjshëm që përpiqen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar. Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull ‘ofertave’ që shqiptarët po reklamojnë në rrjetin social Tik Tok. Daily Mail shkruan se kjo është një tallje me përpjekjet e ministrave për të goditur kalimin e paligjshëm të emigrantëve.
Sipas tyre kontrabandistët shqiptarë po përdorin reklamimet në rrjetet sociale për të promovuar kalimet drejt Britanisë me çmime më të ulëta, me një tarifë prej 5,000 £ për person gjatë Krishtlindjeve, një zbritje prej 37,5 për qind, ndërsa tarifa e zakonshme për kalimin me gomone drejt Britanisë së madhe është 8,000 £.
Një reklamë shqiptare në TikTok , që paraqet një fotografi të pemës së Krishtlindjes në Covent Garden në Londrën Qendrore, u premton emigrantëve që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar ‘100 për qind sukses’.
Një reklamë në Instagram për kalimin drejt Britanisë me kamion ofron një ‘çmim me ulje’ për një udhëtim më 20 dhjetor: “Një person 6,000 £. Nëse jeni dy persona, 5000 £ secili.”, thuhet në këtë promovim.
Mbërritjet nga Shqipëria me varka dhe gomone kanë rënë që kur qeveria britanike e caktoi shtetin një “vend të sigurt”, që do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk mund të aplikojnë për azil në MB dhe kthehen atje brenda disa ditësh.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.8%
-
Keq
35.3%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 778
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqiptari sfidoi Britaninë e Madhe për herë të tretë! The Telegraph: Jeta luksoze e Dorian Pukës, mbulon me para vajzat në klub nate! Autoritetet të pafuqishme për ta deportuar
10 Janar, 13:07
-
Belgjika dhe Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve të huaj? Ministrja belge e Azilit jep detaje: Po negociojmë për marrjen e burgjeve me qera
9 Janar, 19:29
-
Grabitën çanta firmato e ora të shtrenjta! Shqiptari dhe e dashura e tij britanike dalin para gjykatës në Britaninë e Madhe (EMRAT)
8 Janar, 07:46
-
Pagoi 50 mijë euro Laert Haxhiun për vrasjen e Albi Bashaliut! Daily Mail: Lala në Britani hiqej si bletar, pritet ekstradimi
7 Janar, 11:16
-
Balla pret drejtuesin e Shoqatës 'Ardhmëria' në Britani: Mirënjohës ekipit që organizon mësimdhënien e gjuhës shqipe për 1300 nxënës
6 Janar, 20:21
-
Moti i keq godet Ballkanin dhe Europën! 6 viktima në Bosnje e Francë, përmbytje në Mal të Zi e Itali dhe ndërprerje energjie në Serbi
6 Janar, 16:38
-
Britania e Madhe dhe Franca bombardojnë bunkerin nëntokësor të armëve të ISIS-it në Siri
4 Janar, 15:21
-
Përplasën për vdekje me makinë 80-vjeçarin dhe u larguan nga vendngjarja, arrestohen dy shqiptarët në Britani (EMRAT)
2 Janar, 15:39
-
Emigranti shqiptar i shpëton deportimit nga Anglia: E dashura ime nuk jeton dot në Shqipëri!
26 Dhjetor 2025, 16:50
-
Prrenjas/ Ndihmuan 31-vjeçarin nga Turqia të kalonte ilegalisht kufirin, 3 të arrestuar
26 Dhjetor 2025, 14:22
-
Princesha Kate dhe vajza e saj Charlotte surprizojnë me një duet në piano për Krishtlindje
25 Dhjetor 2025, 12:43
-
Shiste drogë për shqiptarët në Angli, 25 vjeçari i shpëton burgut
24 Dhjetor 2025, 18:46