Një ngjarje e rëndë u shënua sot pasdite në fshatin Gjonçaj në Fier.
Një 56 vjeçare humbi jetën pasi u zu poshtë nga porta e hekurit e banesës së saj.
Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, informoi policia e Fierit mbrëmjen e sotme.
Komento