Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kalithea të Greqisë, ku një vajzë 2-vjeçare ra në shatërvan.

Vajza ndodhej me prindërit e saj shqiptarë në sheshin 'Qipro', kur në një moment ajo i shpëtoi vëmendjes së tyre dhe u gjet në rrethana të paqarta brenda shatërvanit.

Prindërit e fëmijës ishin në një kafene aty pranë me një grup të madh njerëzish. Në një moment, ata vunë re se fëmija nuk ishte në karrigen ku ishte ulur.

Ata e kërkuan fëmijën dhe babai e gjeti me fytyrë poshtë në shatërvan.

Mjekët luftuan për 40 minuta për ta mbajtur në jetë. Fëmija u intubua menjëherë, por gjendja e saj konsiderohet serioze.

Mjekët e vlerësuan moshën e fëmijës si 2 vjeç, teksa prindërit kishin thënë se vajza është 5 vjeç.

Prindërit e fëmijës, babai 26-vjeçar dhe nëna 23-vjeçare, të cilët janë arrestuar dhe ndaluar në Departamentin e Hetimit Penal në Kallithea, me akuzën e neglizhencës ndaj një të mituri, pritet të dalin sot para prokurorit.