Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen e rëndë e ndodhur në Greqi ku një 2-vjeçare shqiptare, rrëshqiti dhe ra në shatërvan.

Në një prononcim për mediat vendase, personi që i dha ndihmën e parë vogëlushes, një punëtor restoranti i cili gënjeu se ishte mjek vetëm që ta lejonin për të shpëtuar të voglën, ka rrëfyer  momentet dramatike të ngjarjes.

Në fjalën e tij i riu thekson se kur pa një grumbull njerëz duke u bashkuar papritmas të gjithë në një vend, mendoi se ishte një çast gëzimi. Por kur u afrua iu riu u përball me të bërtitura dhe ankthin e të pranishmëve sepse një vajzë e vogël ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu, i riu vendosi që të merrte situatën në kontroll dhe ndërhyri duke i bërë frymëmarrjen fëmijës.

Në atë moment ai tregon se vajza dha shenja jete sepse filloi të nxirrte nga goja e saj një lëng. Mirëpo sapo prindërit e vogëlushes vunë re se dikush iu afrua fëmijës së tyre, nxituan për ta marrë atë.

Edhe pse i riu këmbënguli që të mos e lëviznin, ata e morën dhe së bashku me policinë u zhdukën nga vendngjarja


Lajmi kryesor:

E rëndë në Greqi, 2-vjeçarja në luftë me jetën pasi ra në shatërvan! Arrestohen prindërit shqiptarë, gënjyen për moshën e fëmijës