E rëndë në Greqi, i burgosuri shqiptar vetëvaret me lidhëse këpucësh brenda 'furgonit kafaz' të burgut! 38-vjeçari po transferohej nga spitali për në qeli

E rëndë në Greqi, i burgosuri shqiptar vetëvaret me lidhëse këpucësh brenda 'furgonit kafaz' të burgut! 38-vjeçari po transferohej nga spitali për në qeli

Burgu i Malandrinos

Një i burgosur shqiptar në burgjet greke i ka dhënë fund jetës së tij. Siç raportojnë mediat greke ai po transferohej nga spitali i Amfisës për në burgun e Malandrinos brenda një furgoni të burgut, si kafaz.

Mësohet se 38-vjeçari është varur me lidhëse këpucësh nga dritarja. Më herët, ai u dërgua në spital nga gardianët e jashtëm të burgut, për shkak të problemeve shëndetësore. Policia po heton rrethanat në të cilat i burgosuri i ka dhënë fund jetës.

Burgu i Malandrinos në Greqi është bërë shpesh lajm për media në Shqipëri pasi aty vuajnë dënimin shumë shqiptarë.  Kjo nuk është hera e parë që një shqiptar vret veten në ambientet e këtij burgu. Një 49-vjeçar vari veten gjithashtu në moshën 49-vjeçare, pasi vuante dënimin me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë që në Malandrino ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë e 7 viteve më parë kur Kudret Kume, i njohur ndryshe si Ilia Kareli, vrau në burgun Malandrino me një thikë të improvizuar një gardian. Ai pak orë më pas u torturua dhe vdiq në duart e gardianëve në burgun Nigrita. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/12/2021 02:23

    Shteti mund te interesohet qe denimet te jene korrekte dhe te mos kete abuzime,pse jane shqiptare,por kur ndonje ka vrare veten sepse eshte denuar me burgim te perjetshem (perse eshte denuar?),apo ndonje si ky Ilia Kareli qe u vra sepse vrau gardianin.shteti nuk ka pse leviz as gishtin,per tipa te tille.Ne te fundit kur shkon ne nje vend te huaj,te kerkohet te zbatosh ligjet e vendit mikeprites.E dime qe greket kane abuzuar me shqiptaret,por kjo s'te jep te drejte te vrasesh,vjedhesh e trafikosh dhe nuk te shpeton as nga burgu,as nga pasojat e tij.

    Përgjigju
  • Tirona: 05/12/2021 16:16

    Dhe si gjithmonë shteti qelbēt Shqiptar as ka me u interesu e as ka për të kërku llogari për jetët e humbura nga Shqiptarët në burgjet e Grek.

    Përgjigju
    • trimi: 05/12/2021 19:08

      po te kishim shtet nuk lejonim greket te benin sic i ka dash bytha ka 30 vjet qe vret sic ka vra shqiptaret tan jeten

    • durrsi: 05/12/2021 16:33

      bravo Tirona llafe me vend as nuk i ka plas na 1 her shtetit ton per emigrantet e burgosur ,, sidomos ne greqi

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë