Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi ku një punëtor me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në punë.

Sipas mediave greke 44-vjeçari shqiptar, Mariglen Hoxha po bënte disa punime një ditë më parë në çatinë e një shtëpie në zonën Mytilene kur ra, në rrethana ende të papërcaktuara, nga një lartësi e madhe në tokë dhe për pasojë humbi jetën.

Shqiptari si punë të përditshme kishte punën në një restorant, ndërsa shumë herë punonte edhe një punë të dytë, si ajo gjatë të cilës humbi edhe jetën, për të plotësuar të ardhurat e tij.

Pas vdekjes së tij dhjetëra njerëz me pankarta në duar në Sheshin Sappho, protestuan duke kërkuar  masa konkrete për të parandaluar humbjen e jetëve të tjera në punë.

Shqiptari i cili kishte vite që jetonte në Greqi, në shtator të vitit të kaluar u shpall hero pasi shpëtoi një grua 71-vjeçare, e cila ra aksidentalisht në portin e Mytilinit gjatë momentit që po hipte në traget.

Pa hezituar për asnjë çast,  'Marios' ashtu si viktima njihej në vendin fqinj u hodh në det për ta shpëtuar dhe qëndroi me të për rreth 20 minuta në ujë, derisa erdhën t'i ndihmonin.