E rëndë në Itali/ 14-vjeçarja shqiptare bie nga tarraca e katit të shtatë të pallatit, humbet jetën tragjikisht! Merret në pyetje djali që e shoqëronte

E rëndë në Itali/ 14-vjeçarja shqiptare bie nga tarraca e katit të shtatë të pallatit, humbet jetën tragjikisht! Merret në pyetje djali që e shoqëronte

Foto nga vendi i ngjarjes

Rome- Një vajzë 14-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën mëngjesin e sotëm në rrugën 'IV Novembre', Piacenza pasi ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati.

Adoleshentja gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia shoqëroi një mik dhe bashkëmoshatarë të saj për t'u marrë në pyetje. Për momentin, nuk përjashtohet asnjë hipotezë.

Prokuroria e Piacencës po sqaron dinamikën dhe lëvizjet e të miturit në orët para se të ndodhte tragjedia, bëjnë të ditur sot mediat italiane.

Grupi hetimor po merr në pyetje dhe një adoleshent 15 vjeçar që duket se ka qenë në shoqëri me vajzën në orët e para të mëngjesit.

Ka qenë ai që ka njoftuar fqinjët për ndihmë.   

“Është një tragjedi që na ka tronditur” thonë fqinjët.

Ndërkohë shoqet e vajzës 14 vjeçare pasi kanë dalë nga shkolla kanë shkuar pranë banesë së saj dhe kanë lëshuar tullumbace të bardha.

 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot