ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, me 21 viktima dhe të paktën 15 të plagosur. Mes viktimave 1 është fëmijë, ndërsa 5 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ndodhi në Mestre, në rajonin e Venecias, ku një autobus ka dalë nga rruga në mbikalimin e Vempës duke përfunduar mbi linjën hekurudhore. Sipas mediave vendase, autobusi ka fluturuar rreth 30 metra. Për shkak se autobusi ka prekur edhe kabujt e energjisë elektrike ka shpërthyer në flakë. Ai ka rënë është mes një magazine dhe shinave të stacionit të Mestres.
Pamjet janë të rënda, ndërsa 118 mjekë dhe policë shkuan menjëherë në vendngjarje. Ka ende pasagjerë nën rrënoja, ndërsa autobusi ishte marrë me qira nga disa turistë, shumë prej të cilëve të huaj, të cilët ndodheshin në një kamping në Marghera. Kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro tregon se kanë gjetur edhe disa dokumente ukrainase. Në grupin e turistëve kishte edhe disa shtetas gjermanë, drejtuesi i mjetit ishte me kombësi italiane.
“Duket se në bord kishte shumë të huaj, duke përfshirë fëmijë. Ne gjetëm disa dokumente ukrainase”, tha ai.
Për kryebashkiakun e Venecias Luigi Brugnaro kjo është një tragjedi e madhe dhe skena apokaliptike. Ndërkohë, ka pasur edhe një reagim nga kryeministrja italiane Giogria Meloni e cila tha se mendimet e saj shkojnë për familjarët e viktimave.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, personale dhe të gjithë qeverisë, për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Mendimet e mia shkojnë për viktimat, familjet dhe miqtë e tyre”, shkroi Meloni.
Ende nuk është qartësuar se si ka ndodhur ky aksident, ndërkohë linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua përkohësisht për shkak të aksidentit.
Një aksidenti rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e sotme ku 21 persona kanë mbetur të vdekur, mes tyre dy fëmijë. Kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro ka thënë për Rai News se autobusi ishte duke transportuar turistë në një kamping dhe në bord kishte shumë të huaj. Ai tregon se kanë gjetur edhe disa dokumente ukrainase.
"Duket se është një autobus i rregullt, por që përdoret për të transportuar turistë në një kamping. Duket se në bord kishte shumë të huaj, duke përfshirë fëmijë. Ne gjetëm disa dokumente ukrainase. Ata po nxjerrin kufomat e fundit Duket se disa u shpëtuan," tha ai.
"Ka shumë vdekje, shumë." Këto janë fjalët e para të një zjarrfikësi që mbërriti në Mestre pas aksidentit tragjik në Itali ku autobusi ra nga mbikalimi dhe humbën jetën 20 persona.
Autobusi ishte plot me njerëz, që na fakt po i dërgonte ata në një kamping.
Kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro e ka përshkruar si skenë apokaliptike aksidentin tragjik në Itali, ku autobusi ra nga mbikalimi dhe përfundoi mbi binarët eternit dhe të paktën 20 persona kanë humbur jetën.
"Një tragjedi e madhe goditi komunitetin tonë këtë mbrëmje. Unë menjëherë shpalla qytetin në zi, në kujtim të viktimave të shumta që ishin në autobusin e rënë. Një skenë apokaliptike, nuk ka fjalë”, shkroi ai.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbur në aksidentin e rëndë ku të paktën deri tani raportohet për 20 persona që kanë humbur jetën.
"Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, personale dhe të gjithë qeverisë, për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Mendimet e mia shkojnë për viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe me ministri Matteo Piantedosi për ndjekjen e lajmeve mbi këtë tragjedi”. Kështu kryeministrja, Giorgia Meloni .