E rëndë në Itali, djali rreh për vdekje nënën e tij dhe njofton policinë

E rëndë në Itali, djali rreh për vdekje nënën e tij dhe njofton policinë

Foto e nënës së vrarë nga i biri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje italiane në Aicurzio.

Pas një konflikti me të ëmën, 24-vjeçari Davide Garzia nuk ka kontrolluar dot nervat dhe ka goditur për vdekje nënën e tij Fabiola Colnaghi, 58 vjeçe.

Mediat italiane raportojnë se ishte vetë i riu që njoftoi policinë duke rrëfyer krimin. Djali jetonte me të ëmën ndërsa babai kishte kohë që kishte ndërruar jetë. Ai ndodhet në paraburgim ndërsa vijojnë hetimet për këtë ngjarje.

Keqkuptimet mes nënës dhe djalit ishin të zakonshme, ndërsa policia italiane po merr në pyetje familjarët dhe miqtë për të mësuar përse ishin debatet mes tyre.

Ndërkohë pritet të dalë autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes së Fabiola Colnaghi, e cila është goditur me grusht në fytyrë dhe është rrëzuar në tokë, ku i biri ka vijuar ta godasë me shkelma derisa i ka shkaktuar vdekjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali