E rëndë në Itali/ Shqiptari ekzekutohet me plumb në kokë afër banesës! Ndaj 37 vjeçarit u qëllua 5 herë! Dëshmitarët: Autorët ikën me skuter (EMRI + VIDEO)

ITALI - Një 37 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali mbrëmjen e djeshme (6 tetor) . Mediat italiane bëjnë me dije se u qëllua për vdekje,  me plumb në kokë Beni Arshiaj, 37 vjeç. Siç mendohet 37 vjeçarit shqiptar mund ti jetë bërë atentat pranë banesës së tij.

Një fqinj thirri gruan e viktimës e cila doli me një nga fëmijët jashtë për të gjetur të pajetë bashkëshortin e saj.

Pisa po kryhen hetime nga policia për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Oratorio, teksa disa qytetarë thonë se kanë parë dy persona të hipur në një skuter duke u larguar nga vendngjarja.

Sipas policisë njoftimi erdhi në orën 21:00 për një person të shtrirë pa jetë në furgon me një plagë në kokë.

Beni Arshiaj ishte i martuar, babai i dy fëmijëve dhe pa precedentë penalë, sipas policisë italiane.

Ndaj tij është qëlluar pesë herë, nga të cilat njëra ishte fatale që e kapi në kokë. Beni Arshiaj në Itali punonte si murator dhe ishte babai i dy fëmijëve. Vrasja ka pasur edhe dëshmitarë, që tregojnë se kujtuan se ishin fishekzjarre. Policia tha se po hetohen të gjitha pistat ndërsa do të verifikohen dhe kamerat e sigurisë.

Një nga dëshmitarët rrëfeu se pa një person që iu afrua dhe e qëlloi disa herë. Krimi ndodhi teksa gruaja dhe djali panë skenën nga larg dhe shpërthyen në ulërima dhe të qara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
SKEDA/ Kush ishte muratori Beni Arshiaj, i martuar dhe baba i dy fëmijëve! Pa precedentë penalë

Beni Arshiaj, me bashkëshorten dhe një nga fëmijët e tij

Viktima e atentatit vdekjeprurës mbrëmjen e djeshme (6 tetor) në Piza është shqiptari Beni Arshiaj.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se 37-vjeçari ishte një emigrant pa precedentë penalë dhe me skedë të pastër, teksa punonte si murator dhe lëvizte me furgonin e tij të bardhë për punë.

Arshiaj ishte baba i dy fëmijëve dhe njihej si një banor i rregullt në zonë dhe jo problematik. Policia tha se po heton të gjitha pistat, teksa ka mbledhur dëshmitë.

Beni Arshiaj ishte i martuar me dy fëmijë të vegjël, njëri prej të cilëve dyshohet se ishte dëshmitar i të shtënave, të cilat ndodhën pikërisht kur babai sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin, shkruan "IlMessaggero".

Madje kur mbërriti policia e zonës, mjeti ishte ende i ndezur, sepse trupi i tij u gjet pothuajse brenda, teksa ishte duke hapur derën për të zbritur. Autorët lëviznin me një skuter dhe u larguan me shpejtësi, teksa besohet se e kanë ndjekur apo pritur në kurth objektivin.

Ekspertët e policisë italiane në vendngjarje
Ora 12:26
Vrasja e shqiptarit, Beni Arshiaj punonte murator, po hetohen të gjitha pistat! Dëshmitari: Një person e qëlloi disa herë, i kujtuam fishekzjarre

Beni Arshiaj, i vrarë mbrëmë dhe hetuesit në vendngjarje

Piza- Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj, 37 vjeç, mbrëmjen e djeshme (7 Tetor) në Piza të Italisë.

Ka qenë një breshëri e shtënash dhe banorët e zonës në Oratoio thanë se ishte diku rreth orës 21:00 dhe kujtuan se ishte “hedhje fishekzjarresh”. Kjo për shkak se kishte edhe një procesion dhe qyteti ishte i zbukuruar. Viktima ishte baba i 2 fëmijëve dhe i paskeduar penalisht nga autoritetet.

Pak pas të shtënave një lloj heshtjeje dhe më pas nga përballë ulërimat e bashkëshortes së shqiptarit dhe djalit të tij, në “Piazza Garibaldi”. Mediat shkruajnë se ai u vra pikërisht në sy të gruas dhe djalit të tij, që po e prisnin nga banesa përballë rrugës .

“Po dilte nga furgoni, është murator, kur dy prej tyre ndaluan dhe i drejtuan armën”, tha një tjetër dëshmitar.

Policia po heton pa lënë pas dore asnjë pistë. Po kontrollohen celularët e viktimës dhe pamjet e video survejimit të zonës. Në vend u gjetën pesë gëzhoja të kalibrit 22, por vetëm një plumb goditi në kokën e viktimës, duke mos i lënë asnjë mundësi mbijetese, kurse të tjerët ose shkuan kot, ose e goditën në organe jo jetësore.  

"Sa i bukur ishte sheshi i kishës sonë këtë mbrëmje, i gjithë i ndezur në festë. Do të kishte mirëpritur - edhe më të bukur, të ndritshëm dhe të gëzuar - kortezhin e festës së Shën Mërisë, Mbretëreshës së Rruzares. Por në vend të kësaj ndodhi ajo ngjarje dhune. Ne nuk e bëmë kortezhin", shkruan Don Massimiliano Garibaldi, famullitari i Oratoio, shkruan “Lanazione”.

Banorët thonë se kjo ishte ngjarja e dytë radhazi në lagje me të shtëna armësh dhe panik, por e mbrëmshmja përfundoi në tragjedi.

G.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 07/10/2024 09:11

    Ore ca behet kshu me kete buzderrin se vetem goditje po ha

    Përgjigju
    • Toni vlore: 07/10/2024 11:06

      Ca l8dhje ka ky me buzderrin?

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi