LEZHË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zejmen, ku një 16-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia sqaron në njoftimin zyrtar se e mitura ka qenë duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj kur ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën.