E rëndë në Maliq/ Burri vret gruan, trupin ia hedh në gropën e ujërave të zeza! Autori në arrati! Nëna e 46-vjeçares: E ka mbytur me çarçaf

KORÇË- Luiza Mullalli, 46-vjeç, nënë e tre fëmijëve është vrarë nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli! Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (29 korrik), në fshatin Zëmblak, në Maliq. Ka qenë i biri i viktimës i cili ka njoftuar në polici, pasi nuk e ka gjetur nënën e tij në shtëpi.

Trupi i 46-vjeçares u gjet i pajetë nga forcat e policisë në një gropë septike pranë banesës së saj, ndërsa autori i dyshuar, 55-vjeçari Gjergji Mullalli është shpallur në kërkim nga policia. Ende nuk ka të dhëna nga policia me se është kryer krimi, pasi po bëhet kqyrja e trupit, por nëna e viktimës tha për mediat, në kushte të rënda psikologjike, se bashkëshorti i saj mund ta ketë mbytur me çarçaf.

Arsyet e krimit të rëndë, po sipas nënës së 46-vjeçares ishin konfliktet mes çiftit të cilët ishin edhe në proces divorci. Ajo tha se Gjergji Mullalli pinte alkool. Autori i ngjarjes, sipas të njohurve cilësohet si i sëmurë psiqik, por që nuk ka kryer mjekim apo ekzaminim.

Megjithatë ende mbeten të paqarta rrethanat e vrasjes për policinë, pasi është errësirë dhe nuk mund të evidentohen gjurmët në terren. Policia do të rikthehet sërish mëngjesin e së dielës në vendngjarje për të mësuar dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë pritet dhe ekspertiza mjekoligjore për te verifikuar shenjat në trupin e viktimës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Vrasja e 46-vjeçares nga burri në Maliq, i afërmi: E ka bërë nga xhelozia! Ishte i sëmurë psiqik

 

Renato Telha, trajner i djalit dhe mik i familjes së Luiza Mullallit, e cila u vra nga burri i saj Gjergji Mullalli, tha se ky i fundit mund ta ketë kryer krimin për shkaqe xhelozie. Sipas tij ai ishte i sëmurë psiqik.

‘Ka pasur probleme me familjen. Na tregonte se si shkonte i ati me të emës. Arsye xhelozie. Ishte i sëmurë psiqik. I thoshte kurojeni se nuk është mirë. Pinte shumë ay, kishte shqetësime. Se la një herë të vinte në garë. E zonja ishte një grua e mrekullueshme. Ishte i sëmurë, psiqik.’- tha ai.

Ora 22:37
Nëna e 46-vjeçares së vrarë nga burri në Maliq shpërthen në lot: Kriminel! S’i vjen keq për fëmijët e tyre, u ka vrarë nënën

 

Nëna e 46-vjeçares, Luiza Mullali, e cila u vra nga burri në Maliq, Gjergji Mullalli, ka shpërthyer në lot! Ajo thotë se autori është një kriminel që s’i vjen keq as për fëmijët e tij.

‘Kriminel, s’u vjen keq për fëmijët e tyre, u ka vrarë nënën’- thotë ajo me lot në sy.

Ora 22:26
FOTO/ Kush është autori që vrau gruan në Maliq

1690662002_gjergjimullalli.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Gjergji Mullalit, i cili vrau gruan pasditen e sotme në fshatin Zëmblak në Maliq. Ai është shpallur në kërkim nga policia.

Ora 22:19
Flet nëna e 46-vjeçares që vrau burri në Maliq: E ka mbytur me çarçaf! Ishin në proces divorci, prej kohësh nuk shkonin

 

Nëna e Luiza Mullallit, 46-vjeçares e cila u vra nga burri ditën e sotme në fshatin Zëmblak të Maliqit, tha se ai e ka mbytur vajzën me çarçaf. Në kushte të një gjendje të tronditur, nëna e 46-vjeçares tha se ai pinte alkool dhe se ishin në proces divorci.

‘Ka vrarë çupën. Në drekë ka ndodhur ngjarja! Vinte, nuk sillte as para asgjë. E kisha çupën trimëreshë e fortë. Thosha s’i tja bërë kësaj. Kanë dy çupa dhe një djalë. Si donte as fëmijët e tij. Ajo rrinte në shtëpinë e së ëmës. Ishin gati për divorc. Dje na foli! Sot në drekë kishte ardhur nga puna. Bëri atë që ka bërë. Ka qenë me dikë tjetër se vet nuk  e bënte dot se ja hante gurmazin. E kisha trime, i merrte fëmijët i çonte rrobaqepësi e rregulluan shtëpinë. Ja çmë bëri! Çmë gjeti mua çmë gjeti! Po një çarçaf pashë atje lart se në kat të dytë rrinin. Mendoj se ka mbytur. S’ka qenë vetë! Turpi ky turpi na ka lënë.’- tha ajo.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sybiu: 30/07/2023 00:36

    Qenka nga fshati i Ilir Kulles, qe ben ekspertin neper studiot e Shqipetare. Ardhur ne vitet 90 ne Shijak dhe thote jam nga Shijaku, por preardhjen e kam nga Korca, ne fakt nga Zemblaku i Korces. Fshat me tradita te larta patriotike, liridashese, dhe bujar, perfshire ketu dhe vrasjet e grave. Mjere ne ky jetojme rrite femije aty po deshe.

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/07/2023 22:36

    Pushteti kriminel e ka çmendur popullin nga varfëria…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i Posaçëm refuzon lirimin

Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i Posaçëm refuzon lirimin