Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në aksin rrugor Rrëshen-Reps në rrugën e Kombit.

Një 46-vjeçar, sapo ka zbritur nga autobusi dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostradës është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një qytetare nga Kosova.

Këmbësori ndërroi jetë rrugës për në spital, teksa shoferja u shoqërua në Komisariat.

Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor. 

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.  Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë