SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Delvinë, ku një fëmijë vetëm 1 vjeç e gjysmë dyshohet se ka konsumuar gabimisht metadon. I mituri italian, ndodhje në Delvinë për pushime bashkë me familjen.

Report Tv mëson se ai është paraqitur në urgjencë me të dridhura dhe temperaturë. Fëmija është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.  

Nga deklarimet e prindërve, dyshohet të ketë konsumuar gabimisht “Metadon” që e përdor daja i tij, ndoshta për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike. Policia ka nisur hetimet. Sipas spitalit, gjendja e fëmijës është e qëndrueshme.