SHKODËR- Hysni Ymeri sapo mbërriti në hyrjen e pallatit për tu ngjitur në katin e katërt ku edhe banonte, kur një shpërthim i fuqishëm, i mori jetën. Disa orë pas ngjarjes së rëndë, policia e ka të paqartë nëse shpërthimi ishte me lëndë eksplozive me telekomantë në distancë, apo nga paneli i matësve të energjisë elektrike. Për këtë arsye, derisa ekspertiza të flasë, hetuesit janë përqëndruar në dy pista.
OSHEE mohoi që shpërthimi të ketë ndodhur për shkak të kutisë së matësve në pallat, pasi sahati nuk shpërthen, por shkakton zjarr.
Në kushtet kur me sy të lirë njësia anti-eksplovize e ardhur nga Tiranë, nuk e përcaktoi dot shkakun e shpërthimit që i mori jetën 67-vjeçarit, u sekuestruan materiale të ndryshme në vendngjarje, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike. Do të jenë këto analiza që do të përcaktojë përfundimisht nëse ka pasur apo jo përdorim të tritolit.
Një ekspertizë paraprake mjeko-ligjore e viktimës, e kryer në Spitalin Rajonal të Shkodrës, dyshon se humbja e jetës së 67-vjeçarit erdhi si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Sipas raportit, Hysni Ymeri pësoi dëmtime në dorën e djathtë, si edhe djegie në pjesën e kokës. Fakti që dora e djathtë është e nxirë nga energjia elektrike, dhe jo e majta, e cila ndodhej më pranë panelit elektrik në momentin kur tentoi të ngjitej në pallat, bind grupin mjeko-ligjor se shkaku i vdekjes erdhi prej kontaktit me korrentin, i shoqëruar me djegie nga flakët në zonën e kokës.
Hysni Ymeri mbërriti në spital me shenja jete. Në Shkodër ndodhej edhe djali i Hysni Ymerit, i cili jeton jashtë Shqipërisë, por erdhi në atdhe më 25 dhjetor, pasi nëna e tij vuan nga një sëmundje e rëndë dhe është shtruar aktualisht në spital. Alban Ymeri i tha policisë se familja nuk kishte konflikte dhe se nuk kanë marrë kërcënime
Por kush ishte viktima, Hysni Ymeri?
Nëse hetimet do zbulojnë se kemi të bëjmë me atentat, hetuesit dyshojnë se ngjarja mund të lidhet me gjakmarren.
Në 1995-ën, në Kiras vëllai i Hysni Ymeri vrau Shefqet Çekorjen. Autori u arrestua në atë kohë dhe u dënua. Disa vite më vonë, sipas burimeve, dy familjet arritën pajtimin. Shefqet Çekorja ishte vëllai i Ismet Çekores, i cili u vra në shtator 2022 pranë banesës së tij, i vrarë si pjesë e konflikteve mes fiseve Bajri-Lici.
Në të shkuarën, një djalë i xhaxhait të Hysni Ymerit vrau bashkëshorten e tij dhe më pas i dha fund jetës. Po ashtu, një kushëri tjetër i familjes, Dritan Ymeri, vrau në vitin 2017-ën mjekun Ilir Aliaj, pas një konflikti pronësie. Autori dyshohet se ndodhet jashtë vendit që prej asaj kohe.

67-vjeçari Hysni Ymeri, i cili vdiq pas shpërthimit në Shkodër, është vëllai i një personi të dënuar me burg për një vrasje të ndodhur shumë vite më parë në Shkodër. Në vitin 1995 në Kiras është vrarë Shefqet Çekorja nga vëllai i Hysni Ymerit.
Pas asaj ngjarje autori është arrestuar nga policia e cila e zbardhi atë vrasje dhe është dënuar nga gjykata. Ndërkohë disa vite më pas sipas burimeve dy familjet kanë shtrirë dorën e pajtimit. Shefqet Çekorja është vëllai i Ismet Çekores që u vra në shtatorin e vitit 2022 në afërsi të banesës.
Djali i Hysni Ymerit i cili jeton jashtë Shqipërisë ka ardhur me 25 dhjetor për shkak se nëna e tij vuan nga kanceri dhe mjekët nuk i kanë dhënë shumë kohë për jetën nënës. Edhe sot përpara ngjarjes, ai ndodhej në spital me nënën.
67-vjeçari pasi ka pirë një kafe si çdo ditë me shokët e lagjes është çuar nga lokali për të shkuar në shtëpi dhe më pas në spital tek bashkëshortja por sapo është futur brenda hyrjes së pallatit në katin e parë ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Hysni Ymeri deri në spital ka shkuar gjallë ndërsa për pak minuta ndërroi jetë si shkak i plagëve të rënda në kokë.
Disa vite më parë djali i xhaxhait i Hysni Ymerit vrau bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi edhe vetveten.
Ndërkohë një kushëri tjetër, shtetasi Dritan Ymeri vrau në 2017 shtetasin Ilir Aliaj, mjek në profesion në Shkodër pas një konflikti pronësie. Autori arriti t’i shpëtojë policisë dhe dyshohet se ndodhet jashtë Shqipërisë prej asaj kohe.
Policia po pret vendimin final të antiterrorit nëse ka patur apo jo shpërthim me tritol për t’i dhënë më pas orientimin e duhur hetimeve dhe për ta ndarë nëse është kriminale apo aksidentale.
Forcat speciale Antieksploziv të ekipit të RENEA-s kanë bërritur në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër ku dhe ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm ku viktimë mbeti 67-vjeçari Hysni Ymeri.
Deri më tani dyshimet janë se shpërthimi i fuqishëm ndodhi nga një tritol dhe se mund të ketë qenë një atentat i planifikuar, por ende nuk ka dijeni se kush mund të ketë qenë shënjestër reale.
Njësia anti-eksploziv e nisur nga Tirana do të caktojë dhe llojin e lëndës plasëse, si dhe nëse kemi të bëjmë më shpërthim të telekomanduar, pra shpërthim në distancë përmes

OSHEE mohon që shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Shkodër të ketë ndodhur për shkak të shpërthimit të kutisë së sahateve të energjisë.
“Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat”, deklaroi OSHEE.
Komente











Si qenka shperthim elektrik dhe eshte bere llamarina kacurrel nga tritoli?! Te behet analiza kimike e blozes dhe te gjenden nitritet!!
PërgjigjuKjo ashte demokracija
PërgjigjuMos valle do vendoste ashensorin
PërgjigjuPolicia kriminale fle gjume.Ja nje indicie e bukur ne lidhje me ashensorin,debatet e dikurshme midis doktorit dhe Dritan Ymerit.Me siguri gjakmarrje.
Shihni andej nga Kirasi.....para 1997.... policia kriminale jashtë loje....
Përgjigju