SHKODËR- 4 ditë më parë doli në media për të kërkuar drejtësi për djalin që i është akuzuar për vrasje, sot, Ismet Çekorja është ekzekutuar me breshëri plumbash. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen "Guerrile", në Shkodër, shumë pak metra larg shtëpisë së tij. Autori/ët kanë qëlluar 7 herë me pistoletë ndaj Çekorjas dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. 57-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital me shenja jete, por për fat të keq nuk ia ka dalë t’i mbijetonte plagëve të marra. Në momentin e vrasjes mendohet se ka pasur edhe persona të tjerë të cilët janë shoqëruar nga policia e Shkodrës, ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të cilët mund të zbardhin detaje ose mund të shërbejnë për grupin hetimor që të bien në gjurmët e autorëve.  

Kush është Ismet Çekorja?
Ismet Çekorja është babai i Bajrman Çekorjas. Ky i fundit është shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i atentati të dyshuar ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. 4 ditë më parë, Ismet Çekorja doli në një deklaratë për mediat, ku tha se familjes së tij i janë qepur shteti dhe bandat të veshura me pushtet.

Si ndodhi atentati ndaj Alban Bruçit, i përfshirë djali i viktimës?
Në 25 gusht, rreth orën 21:45, Alban Bruçi po lëvizte me makinën e tij tip ‘Audi A3’, me targa ‘AB 199 BA, kur u qëllua disa herë me pistoletë. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapui, duke i shpëtuar për mrekulli kësaj tentative për ta ekzekutuar. Si autor të kësaj ngjarjeje, janë shpallur në kërkim, Bajram Çekorja, (djali i viktimës, Ismet Çekorja) dhe Tornato Fusha, djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushës. Nga sa është raportuar, ka qenë sherri i ndodhur 2 vite më parë mes Fushës dhe Bruçi shkak i tentativës së atentatit të 25 gushti, teksa nuk dihet roli që ka pasur Çekorja. Bajram Çekorja ka me precendentë penalë. I arrestuar në 2016 për tenativë vrasje si dhe i arrestuar në 2019 te 'Komuna e Parisit', si pjesë e grupit "Lici".

Pista kryesore e hetimeve për ekzekutimin e sotëm të Ismet Çekorjas lidhet pikërisht me këtë ngjarje, ku është përfshirë djali i tij.

1662125042_1662124800ISMETCEKORJA.jpg\

Viktima Ismet Cekorja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Sot iu vra babai, kush është Bajram Çekorja i akuzuar për atentatin e dështuar në 25 gusht në Shkodër! Vrasja dyshohet për hakmarrje

1662125831_Screenshot1.jpg

Ditën e sotme u ekzekutua në Shkodër, Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekorja. Ky i fundit është një nga të akuzuarit kryesor për atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Bajram Çekorja është shpallur në kërkim, së bashku me Tonato Fusha, 20-vjeç djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushës.

Ora 15:32
‘Familjes sime i është qepur shteti dhe bandat në shpinë’ çfarë tha 4 ditë më parë Ismet Çekorja, i ekzekutuar sot afër shtëpisë në Kiras të Shkodrës

4 ditë më parë, Ismet Çekorja, sot i ekzekutuar, doli në një deklaratë për mediat ku i doli në mbrojtje djalit që ishte shpallur në kërkim, Bajrami duke thënë se nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Ai thoshte se familja e tij po sulmohej nga një grup banditësh të lidhur me njerëz me pushtet.

"Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prap më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time një kohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prap në banesën time një kohë që familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera.

Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugash dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet" , është shprehur Ismet Çekorja, 3 ditë para se të ekzekutohej.

Ora 15:23
Pak ditë më parë doli në deklaratë për mediat për të mbrojtur djalin në kërkim, kush është viktima e atentatit të sotëm në Kiras të Shkodrës

1662124800_ISMETCEKORJA.jpg

Report Tv mëson se viktimë e atentatit të sotëm është Ismet Cekorja. Pak ditë më parë, ai doli në një deklaratë për mediat, ku tha se djali i tij Bajrami nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht.