E rëndë në Shkup, të miturit abuzojnë seksualisht me 8-vjeçaren! E incizojnë dhe ua dërgojnë shokëve

E rëndë në Shkup, të miturit abuzojnë seksualisht me 8-vjeçaren! E incizojnë dhe ua dërgojnë shokëve

Foto ilustruese

SHKUP- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shkup ku dy të mitur kanë abuzuar seksualisht me një 8-vjeçare në Shkup. Sikur të mos mjaftonte, ata e kanë incizuar me telefon dhe më pas incizimin e kanë shpërndarë me shokët e tyre.

Policia ka qenë e informuar për rastin që ka ndodhur para dhjetë ditëve, pasi nëna e fëmijës së dhunuar rastin e ka paraqitur në stacionin policor në Bit Pazar.

Pas pranimit të denoncimit, pjesëtarë të MPB-së, kanë kryer bisedë zyrtare me të miturit të cilët janë të moshës 10 dhe 13 vjeçare dhe me prindërit e tyre, e kanë dokumentuar rastin dhe kanë ngritur kallëzim.

Siç njoftoi televizioni Telma, duke u thirrur në burime brenda hetimit, për shkak se të dy të dyshuarit janë më të ri se 14 vjeç, kundër tyre nuk mund të ketë procedurë penale, por për rastin vepron Qendra për Punë Sociale.

Zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale kanë biseduar me dy të miturit dhe janë dakorduar që të punojnë me fëmijët dhe prindërit e tyre.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/05/2023 03:09

    Dhe shoqeria shqiptare ishte e shqetesuar per ndikimin e posterit te Kellicit te femijet!Femijet sot jane /diplomuar/ per keto gjera,nuk ka rendesi ne Tirane,Shkup,apo Sidney.Ata qe nuk duan te pranojne realitetin e koheve moderne,nuk jane te afte te pranojne disa te verteta edhe pse te hidhura.Puna eshte qe /njohurite/te mos perdoren per akte te tilla.Shoqeria jone ne kete drejtim,calon,nuk edukon ose parandalon fenomene te tilla.Edhe pse kjo ngjarje ka ndodhur ne Shkup,mund te kishte ndodhur dhe ne Shqiperi,raste ka plot,ndoshta jo kaq te vegjel,por shembuj ka plot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur