Vlorë- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Vlorës ku një grua rreth moshës 50 vjeç ka ndërruar jetë pasi u rrëzua teksa ishte duke ecur në bulevardin "Ismail Qemali”.
Viktima ka përplasur kokën në bordurat e rrugës dhe kjo ka bërë që të ndërroj jetë në vendngjarje.
Dyshohet që 50-vjeçarja të jetë rrëzuar për shkak të erës së fortë që ka përfshirë këtë të enjte qytetin bregdetar.
“Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.
Komente











Tornado,uragan,tajfun ishte? Pak e cuditshme qe ererat e Shqiperise te jene aq te forta sa te shkaktojne vdekje!
Përgjigju