E rëndë/ Përroi del nga shtrati, përmbyten varrezat në Lezhë! Ndreu: Papërgjegjshmëri e qytetarëve, kanë bllokuar lëvizjen e ujit! PD: Turp(PAMJET)

LEZHË- Reshjet e shiut të rëna gjatë pasdites së djeshme kanë përmbytur varrezat e fshatit Markatomaj në Lezhë. Shkak i kësaj situate është bërë vërshimi i ujërave të përroit që ndodhet pranë varrezave dhe rrugës nacionale Lezhe-Milot. 

Për kreun e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, përmbytja ka ardhur si pasojë e papërgjegjshmërisë së qytetarëve të cilët kanë hapur varre pranë zonave ku kanë bllokuar lëvizjen e ujit. Në intervistën për Report Tv, Ndreu tha se bashkia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka gati një plan afatgjatë për të shmangur përsëritjen e një situate të tillë, edhe pse tha se është një çështje sensitive që nuk mund të zgjidhet menjëherë.

Ai i ka kthyer përgjigje edhe PD-së, të cilët e cilësuan si një turp, duke thënë se kjo gjë do të ndryshojë në 25 prill. Një deklaratë të tillë, Ndreu tha se është vetëm për politikë, duke theksuar se puna është bërë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Përmbytja e varrezave/ Ndreu për Report Tv: Papërgjegjshmëri e qytetarëve, kanë bllokuar lëvizjen e ujit! (VIDEO)

Për kreun e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, përmbytja në varrezat e Lezhës kanë ardhur si pasojë e papërgjegjshmërisë së qytetarëve të cilët kanë hapur varre pranë zonave ku kanë bllokuar lëvizjen e uji. Në intervistën për Report Tv, Ndreu tha se bashkia ka ndërhyrë menjëherë.

“Bashkia ka ndërhyrë menjëherë për rastin dhe ka neutralizuar situatën. është e pazakontë, ka ardhur për arsye të ndërtimit të barreve në zona ku bllokojnë lëvizjen e ujit. Kjo është pasojë e papërgjegjshmërish dikur që ka vendosur varrin që ka penguar lëvizjen e ujit, po hartojnë një projekt për ndërhyrje njëherë e mirë. Nuk është një ngjarje që na ka ndodhur shpesh, por dje ka pasur një rrebesh të jashtëzakonshëm dhe si duket ajo papërgjegjshmëri e dikujt ka dhënë pasojat e veta. Kemi ndërhyrë menjëherë, sepse duhet thënë, Bashkia ka qenë aty. Ne e kemi vlerësuar shkakun, për arsyen që ka ardhur dhe kemi nxjerrë këtë konkluzion dhe duhet marrë masat, këto janë çështje sensitive, por ne do të bëjmë punën tonë dhe do bëjmë të mundur që të mos kemi probleme të tjera”, tha Ndreu.

Ai i ka kthyer përgjigje edhe PD-së, sipas së cilëve nuk bëjnë gjë tjetër veçse politik.

“Gjejnë një situatë kalimtare që vjen për shkak të papërgjegjshmëri dhe ia faturojnë bashkisë, por të mos ishim ne varrezat do të ishin të përmbytura, ato bëjnë politikë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse punë të mbarë në bërjen e politikës kuturu”, tha Ndreu.

Duke u ndalur në një prizëm më të gjerë sa i përket përmbytjeve në Lezhë, ai tha se problemi është në Torovicë, por shtoi se sitiuata është shumë herë më ë mirë se më parë, për shkak të punës së bërë nga Bashkia.

"Në Torovicë kemi rreth 300-400 hektarë që janë nën ujë, ne po presim që të neutralizohet sasia e reshjeve, ndërsa në zona të tjera nuk ka problem të përmbytjeve, por Lezha është në risk, pasojat në Lezhë kanë qenë më të vogla për shkak të ndërhyrjeve. Bashkia ka ndërhyrë, 100 km kanale, nga të cilat 47 në Zadrimë, ka qenë një investim që  e ka zbutur mundësinë e përmbytjeve masive, plus që kemi ndërhyrë në kohë të shpejtë bllokimin e argjinaturave të Gjadrit, Bashkia ka qenë shumë aktive për të vlerësuar gjithçka përbënte rrezik, janë hapur shumë kanale”, tha Ndreu.

Ora 09:03
Përmbytja e varrezave në Lezhë, PD: Turp! Ndërhyni urgjent, më e pakta që mund të bëni

Ish-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj ka kërkuar ndërhyrjen menjëhershme te varrezat në Lezhë të cilat janë përmbytur nga uji. Ajo e ka cilësuar si të turpshme për pushtetin vendor këtë situatë.

“Varrezat në Markatomaj të Lezhës dje pasdite ishin nën pushtetin e ujit! Banorët e zonës të irrituar nga kjo gjendje e pajustifikueshme kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme në sistemimin e ujërave me rrjedhje malore.  Pushteti vendor në mënyrë urgjente të marre të gjitha masat për sistemimin dhe përmirësimin e situatës! Është më e pakta që mund të bëhet !

Respekti ndaj të vdekurve dhe banesave të tyre të fundit është detyrim për pushtetin vendor!  (Pamjet janë filmuar dje pasdite rreth orës 15:00) Turp !  Mjaft më, lezhjanët janë lodhur me propagandën boshe të punëmbaruarve të bashkisë Lezhë! Koha për ndryshim”, shkruan ish- deputetja.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 10/02/2021 21:02

    Po ti ske faj te kane dale duarsh qytetaret or kryetar. Po normale ti nje cope polici ke qene e si polic do arsyetosh kokrra e malokut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja