E rrallë, njihuni me Eva Buzon gruaja e parë shqiptare që do të kalojë me not Otranton! Vlonjatja me 'misionin' e guximshëm, avokate e suksesshme në Australi

Eva Buzo do të jetë gruaja e parë që do të tentojë të kalojë me not kanalin e Otrantos.

Pas të paharruarit Paolo Pinto, i cili kaloi kanalin e Otrantos më 14 korrik të vitit 1979, Eva Buzo do të jetë e para atlete grua që do të përpiqet të arrijë këtë sukses.

36-vjeçarja shqiptare që jeton në Australi, mes datave 20 dhe 30 qershor do të tentojë të kalojë nga perëndimi në lindje, duke mbërritur tokën e Shqiponjave, dhe në veçanti plazhin e Vlorës, duke u nisur nga Otranto.

Në kohën e lirë vlonjatja i kushtohet disa pasioneve të mëdha: teatrit muzikor, maratonave dhe mbi të gjitha notit.

Mendimi për të ndërmarrë notin drejt origjinës së saj, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.

“Për mua do të jetë e veçantë, sepse Shqipëria është vendi nga ka emigruar vite më parë gjyshi im, fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe më pas në Australi. Unë kam ende familjen atje, kështu që jam e emocionuar”, shprehet Eva.

Gjatë rrugëtimit me not që mendohet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva do të ndiqet nga 2 trajnerë që do të hipin me radhë në një kajak. Një varkë e shpejtë do të jetë për asistencë logjistike.

Eva është një avokate e zonja në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.

 

1687169247_Screenshot1.jpg

 

Eva Buzo dhe eventi

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?