Shkarkimi i Rudina Hajdarit/ Halit Valteri për Report TV: Tërhiqem! Nëse ndodh kjo largohem dhe shkrijmë grupin Demokrat

Deputeti i grupit Parlamentar Halit Valteri i cili ishte një nga firmëtarët në dokumentin e publikuar më parë për shkarkimin e Rudina Hajdarit nga posti i drejtueses së këtij grupi, është tërhequr nga firma e tij. Deputeti Halit Valteri tha eskluzivisht për Report Tv se disa grupe po tentojnë të mbrojnë milionat e tyre duke blerë deputetet e opozitës së re parlamentare.

Këtë qëndrim Valteri e ka konfirmuar në një lidhje direkte për Report Tv duke thënë se e gjitha kjo është një skemë e deputetit Korab Lita. Më tej Valteri ka thënë se Rudina Hajdari vijon të jetë në krye të grupit Demokrat për shkak se ai është tërhequr.

Sipas deklaratës së Valterit kjo është një lëvizje nga persona që nuk duan ndryshimin në sistemin zgjedhor dhe Reformën në Drejtësi. Në fund të lidhjes telefonike Valeri ka thënë për Report Tv se për sa i përket firmës së tij në dokumentin e publikuar për zëvendësimin e Rudina Hajdarit me Korab Litën do të sqarohet më vonë.

"Sic jeni vënë në dijeni nga deklarata. Sot me një dokument të protokolluar kam hequr dorë nga shkresa që kemi firmosur nuk ka qenë për shkarkimin e Hajdarit. Por grupe që po fusin duart nuk do t'ja dalin që të shkarkojnë kryetaren tonë. Kush të dojë të largohet. Kauza mbetet një ndryshimi i sistemit zgjedhore, Dhe Reforma ne Drejtësisë. Une e di çfarë kam vendosur. Aty thjesht kanë vendosur Korba Litën në krye. Marrëzia dhe deliri i tij arrin deri në shkresa të tilla, nga ata 7 firma ngelen 6 dhe do të thotë se zotria në fjalë nuk do të jetë,m Hajdari është kryetare e grupit dhe përfaqësuesja e opozitës shqiptare çdo ndërhyrje tjetër minon procesin e Reformës në Drejtësi dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor. Halit Valteri nuk e ka sjellë as Hajdari as Korabi, nuk mund të kapemi nga parti jashtë parlamentit që nuk dihet nga financohen. Mund të jetë kushdo tjetër përveç Korab Litës. Nuk jam më i vogël se zoti Lita në politikë. Shkresa që Lita ka rënë dhe nuk është legjitime, nesër mund të marri edhe Ramën në grup por unë nuk e pranoj dot. Firma ime është vënë do të sqarohet për çfarë është dhënë, nuk duhet të prononcohem." ka thënë Halit Valteri për Report Tv.

Ndër të tjera deputeti Halit Valteri është sqaruar edhe me anë të një statusi në rrejtet sociale duke thënë se tërhiqet nga firma e tij dhe nëse ndodh që Rudina Hajdari zëvendësohet me Korab Litën ai do të largohet së bashku me disa deputetë të tjerë të grupit Demokrat, kështu sipas tij grupi do të shkrihej.

Postimi i plotë i Valterit:

Në gojë të të marrit gjejmë farën e kryelartësisë, thoshte nënokja ime, por të urtët e ruajnë gjithmonë gjuhën.

Por të marrin s’ke nga ta kapësh, është i paparashikueshëm! Ti e hekuros në një krahë, ai të rrudhoset në krahë tjetër.

I marri bëhet kryetar vendi, kont, dukë, pse jo edhe mbret... vetëm për pak sekonda, derisa mbreti del cullak.

Gjithsesi në sqarim të opinionit publik, marrë përgjegjësinë si nënkryetar i grupit parlamentar të deklaroj, se ne kryetar të marrë nuk kemi, e as që do të kemi ndonjëherë.

E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar.

Klithjet e fundit për të devijuar kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, apo britmat kundër Reformës në Drejtësi, në "dobi" të disa aktorëve të tjerë brenda apo jashtë Parlamentit, nuk mund të pastrojnë apo mbrojnë kurrësesi imazhin e grupit të kolltukofagëve 30 vjeçar, që vazhdojnë e nginjen në plagë të infektuara, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë.

Për sqarim të kolltukofagëve, Grupi Parlamentar Demokrat ka një kauzë dhe ajo është më e SHENJTË, se secili emër që mund ta drejtojë këtë grup.

Patjetër që ka debat konstruktiv brenda grupit, por kurrë s’do të pranojmë të bëhemi peng të askujt, që u pasurua duke varfëruar, e që sot kërkon të mbrojë milionat me votat e atyre që i larguan.

Për të gjithë ata të cilët janë shqetësuar nga një status që qarkulloi në rrjetet sociale, dua t’i shpjegoj, se parlamenti është institucion dhe si i tillë funksionon me shkresa, jo me statuse FB-je!" shkruan ndër të tjera Valteri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja