E tani, çfarë do t’i thonë Ramës?!

E tani, çfarë do t’i thonë Ramës?!

Kryeministri Edi Rama

Kur më 8 qershor 2023, Edi Rama pati dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, duke deklaruar “nga hiçi” se kishte përgatitur me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë një draft statut për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, të gjithë ende jetonin në një utopi nacionaliste.

Atë, ia kishte dërguar autoriteteve në SHBA, Francë, Gjermani dhe Bashkim Evropian në tërësi.

Miroslav Lajçak, emisar i BE-së për dialogun, lidhur me këtë, i pati thënë kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se propozimi ishte tepër i strukturuar dhe i mirë.

Vetë Rama ndërkaq, gjatë konferencës, duke parë se ngërçi me ndërmjetësimin e Unionit ishte real, kërkoi me ngulm angazhimin e drejtpërdrejtë të vetë Scholz, të presidentit francez, Emmanuel Macron, si edhe të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të marrë në dorë situatën dhe për ta zgjidhur (siç ndodhi në fakt).

Situata ishte e vështirë me tensione dhe mohime të ndërsjellta mes Prishtinës dhe Beogradi.

Se një sulm terrorist serb në veri të Kosovës do të ndodhte veç pak muaj më vonë, nuk e kishte pandehur shumëkush.

Por, e sigurt është se dikush kishte paraparë një rrugë për arritjen e akordit, që mund t’i hapë rrugë një kapitulli të ri për Kosovën.

E çuditshmja është se në Shqipëri e Kosovë, në masë (shumica ithtarë të Albin Kurtit), dolën duke trokitur gjokset me bërtitje kundër këtij “plani të fshehtë” të Edi Ramës.

Tjetër gjë ndodhte tjetër kund!

Një ditë pas daljes së Ramës, erdhi menjëherë deklarata e Brukselit: Një kontribut i kryeministrit Rama, i shkruar me shumë seriozitet”.

Një grusht ditësh më vonë, edhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve në Ballkan, e quajti draftin “tepër konstruktiv”.

Në Kosovë sakaq, duke mos pasur kontekst të përmbajtjes, nuk u përmbajtën për muaj me akuza.

Jemi tashmë në fillim nëntori…

Një arritje paraprake akordi është bërë mes Kosovës dhe Serbisë (me disa çështje ende të mbetura pezull), por që pranim të gjerë ka pasur pikërisht Asociacioni.

Miroslav Lajçak e ka pranuar. Aleksandar Vuçiç e ka pranuar. Edhe vetë Albin Kurti e ka pranuar.

Në mbyllje të draftit të dakordësuar, shkruhet shprehimisht madje se Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA-të, kanë dhënë pëlqimin dhe mbështetjen e këtij drafti.

Në fillim të tij, ceket qartësisht se çfarë është marrë për bazë në hartim: PM Rama’s (referuar draftit).

Një themel i hedhur nga vetë Rama pesë muaj më parë, të estetizuar në margjina të dialogut të rifreskuar nga evropianët së fundmi.

Jo më kot do të ishte edhe i pari ai vetë, i cili do të reagonte duke përgëzuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, për pranimin e planit të ri, që me elegancë diplomatike Rama e quan “të BE-së për Kosovën”, por që në realitet pasqyron punën dhe përkushtimin që ai ka dhënë në kohë, për ta parë rajonin në paqe.

Një draft i një kryeministri shqiptar, për të parën herë bëhet bazë e ndërtimit të një dokumenti të Bashkimit Evropian për një marrëveshje të tillë, të këtij kalibri, për normalizimin e raportit mes dy shteteve, me shpresë për një rajon të gjithin.

Utopia u shterua nga koha dhe shqiptarët e Kosovës mund dhe duhet ta kuptojnë, se kush bëri çfarë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • velo: 01/11/2023 13:04

    Kot meret Rama me qeverine e ndyre te gomarit Kurti.

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/11/2023 11:51

    Tani do them të ilen në dreq të mallkuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë