Në oborrin e Ministrisë së Kulturës, ku mbledh krijimtaria e Teodor Kekos, Xhuli nënshkruan në vend të tij... Shkrimtari mungon prej 20 vitesh, por sapo është botuar e plotë, poema e tij satirike “E të tjera, e të tjera” me parathënie nga Dritëro Agolli.
“Është hera e parë që poema po botohet në formën e saj integrale, sepse për herë të parë Dori ka botuar pjesën e parë të poemës në vitin 1997. Pjesën e dytë e la të hapur sepse kishte shumë dëshirë që të gjithë miqtë e tij të kontribuonin”, thotë Xhuli Keko, bashkëshortja e tij.
25 vite pas, poema, bashkë me pjesën e dytë të pabotuar, që Keko shkroi në vjeshtën e vitit 1997, shkon e plotë tek publiku, edhe për të dhënë perceptimin e shkrimtarit për atë ç’ka po ndodhte në këtë vit të kobshëm.
“Poema ka marrë spunto nga poezia ‘Diskotekë Albania ‘94”, që është botuar në librin “Unë të kam dashur, por...” Të gjithë miqtë e pëlqyen, ishte koha që ne po gëzonim fajdet. Shqiptarët po gëzoheshin me mashtrimin e fajdeve dhe Dori që në atë moment e parashikoi se çdo të ndodhte”, thotë më tej.
Përmes këtij botimi vjen edhe një pjesë e jetës së Kekos si deputet, ku në radhët e parlamentit, jetësonte momente e portrete në grafika.
“E bukura e këtij botimi është që ne po kujtojmë një pjesëz. Një copë të historisë sonë”, thotë Margariti.
Publicistika e Dorit, siç rrëfen bashkëshortja pritet të botohet e plotë, ndërkaq mbetet ende nga shkëmbimet e tyre të letrave për tu zbuluar.
“Të tjera dorëshkrime nuk ka. Unë bashkë me Ilirin, vëllain e Dorit, kemi grumbulluar të gjithë publicistikën e Dorit dhe po mendojmë që ta botojmë. Është libri që unë po shkruaj me letra që ia dërgoj Dorit, Dhe kam disa letra që mi ka dërguar Dori dhe si kam publikuar asnjëherë. Dhe kolana me vepra të përzgjedhura është projekti im final”
Pas përkthimit në Holandë e Amerikë, Dori pritet ti shkojë edhe lexuesit francez përmes librit “Lajmëtarja e vdekjeve”.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.1%
-
Jo
51.9%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14761
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpallet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të TKOBAP, kriteret për aplikantët
7 Janar, 16:53
-
Masterclass nga regjisori i njohur Mike Figgis, Shqipëria pret Javën Kulturore Britanike nga datat 16 deri më 22 shtator
15 Shtator 2024, 12:39
-
Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota
2 Maj 2024, 12:46
-
Shembet shtëpia 300 vjeçare e Zekajve, një monument më pak në Lezhë! Zefi: Ministria e Kulturës nuk dha fonde për restaurim
13 Shkurt 2024, 16:40
-
‘Butrinti’/ Zhupa: Nëse nuk zgjidhet nga 'Kushtetuesja’, e çojmë në SPAK! Shteti, i nënpërfaqësuar në bordin e menaxhimit të koncesionit
7 Shkurt 2024, 12:52
-
Ministria e Kulturës u shkri në një me Inovacionin dhe Ekonominë, reagon Margariti: Krenare për gjithë sa bëmë e që do të vijohet
16 Janar 2024, 16:22
-
E paprecedentë/ Rithemelimi pengon fjalimin e Begajt! Sesionin e ri e nisin me zakonin e vjetër! PS voton ministrat e rinj! Ambasadorët vëzhgojnë
15 Janar 2024, 07:45
-
Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, ikën Margariti! Blendi Gonxhja ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Ervin Mete mbetet te 'Financat'
12 Janar 2024, 15:14
-
Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës të jepet me koncesion trashëgimia
9 Janar 2024, 14:31
-
Rama ndryshon strukturën e qeverisë, bashkon ‘Kulturën’ me ‘Ekonominë' dhe 'Inovacionin' në një ministri! Emëron në krye Blendi Gonxhen! Largohet Margariti
8 Janar 2024, 15:20
-
Pensioni i posaçëm/Nga Irini Qirjako te Elida Janushi, 9 artistët që propozoi Ministria në 2023-shin dhe nuk e përfituan! Duni, Kushta e Makri, 3 dosjet që do të dorëzohen!
8 Janar 2024, 13:41
-
Kërkohet një kryetar për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë! 10 vjet punë në art e kulturë, nga kriteret e domosdoshme
5 Janar 2024, 20:50