E tmerrshme! 11 persona torturohen dhe vriten në shtëpi, ndër të cilët dhe 3 gra, në Meksikë

E tmerrshme! 11 persona torturohen dhe vriten në shtëpi, ndër të cilët dhe 3 gra, në Meksikë

Foto ilustruese

Meksikë - Pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës  në një shtëpi në Ciudad Juárez, hyri një bandë me persona të armatosur.

Besohet se shtëpia të jetë përdorur si një banesë e sigurt nga anëtarët e bandës.

Në mënyrë barbare ata torturuan dhe vranë 11 persona që ndodheshin brenda në banesë.

Bëhet e ditur se viktimat janë 8 burra, kufomat e të cilëve i kishin duart e lidhura pas kurrizit. Në trupat e tyre kishte shenja të dukshme dhune dhe torture.

Ndërkohë mes viktimave ishin edhe tre gra, të cilat ishin zhveshur para se të vriteshin.

Të gjithë trupat u gjetën me kokë poshtë dhe të ekzekutuar me plumb në kokë me armë të kalibrit të lartë.

Sipas policisë, ekzekutimi i këtyre 11 njerëzve lidhet me mosmarrëveshjet në rritje pasi banda e Barrio Azteca u nda në dy grupe, njëra prej të cilave tani quhet La Empresa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)