E tmerrshme, gjyshi rreh për vdekje mbesën, sepse kishte veshur xhinse

E tmerrshme,  gjyshi rreh për vdekje mbesën, sepse kishte veshur xhinse

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një 17 vjeçare është rrahur për vdekje nga gjyshi dhe xhaxhallarët, për një arsye tejet banale, vetëm sepse e reja kishte veshur xhinse.

Nëna e vajzës thotë për BBC se adoleshentja ishte rrahur me shkop nga gjyshi dhe xhaxhallarët, pas një debati mbi rrobat moderne që kishte veshur atë ditë vajza.

BBC njofton se ngjarja raportohet të ketë ndodhur në shtetin verior të Uttar Pradesh, në një nga zonat më të varfra dhe më pak të zhvilluara në vend.

“Vajza agjëronte. Në mbrëmje veshi një palë pantallona dhe një bluzë dhe kreu ritualet fetare. Kur gjyshërit e panë, e kundërshtuan menjëherë veshjen. Neha iu përgjigj se xhinset  janë bërë për tu veshur dhe se ajo do t’i vishte”, tha nëna e saj.

Debati vazhdoi me fjalë deri sa përfundoi në dhunë. E ëma thotë se ndërsa e bija qendronte pa ndjenja, vjehrri kishte thirrur një taksi për ta çuar mbesën në spital.

“Ata nuk më linin t’i shoqëroja, kështu që lajmërova të afërmit e mi të shkonin në spital për të gjetur vajzën, por nuk e gjetën atë,” tha zonja Paswan.

Ditën e nesërme trupi i vajzës u gjet i varur në një urë afër shtëpisë mbi lumin Gandak.

Dhjetë anëtarët e  të familjes së Neha akuzohen për vrasje dhe fshehje të provave, përfshirë gjyshërit, xhaxhallarët, kushërinjtë dhe shoferin e taksisë.

Një incident i ngjashëm ndodhi muajin e kaluar në shtetin e Guxharatit ku dy adoleshente u rrahën nga të paktën 15 burra, vetëm sepse kishin folur në telefon. Aktivistja gjinore Rolly Shivhare thotë se "është tronditëse që në Shekullin 21, po vriten dhe sulmohen  vajza për veshjen e xhinseve ose biseda në celular".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë