Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Indi, ku një 36 vjecar është martuar me një fëmijë 6 vjec. Portali informativ "Metro" ka publikuar imazhet shokuese të ceremonisë.

Dhëndri Ratan Lal Jat, anëtar i këshillit të fshatit Gangrar në Rajasthan është martuar me vajzën e mitur më 23 qershor, në një ceremoni sekrete të zhvilluar në një tempull në fshat.

Mes të pranishmëve ishte dhe Jamuni Bai, një person i njohur më parë për kombinimin e martesave të tilla. Policia shpjegoi se ceremonia ishte mbajtur bazuar në rregullat e Nata Pratha, një traditë antike lokale ku çdo mashkull i martuar mund të marrë një grua të re në moshë, nëse është në gjendje ti japë familjes së saj një kompensim financiar. 

Ratan Lal Jat i martuar më herët, mund të martohej me një vajzë të martuar në të kaluarën, por zgjodhi të martohej me 6 vjeçaren.
indi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)