Vlorë - Një pamje e trishtë ka ardhur nga Gjiri i Vlorës ku shihet një delfin i ngordhur, ndërsa një tjetër delfin rrotullohet rreth tij dhe tenton disa herë ta shtyjë, sikur përpiqet ta ndihmojë.

Video e cila është shpërndarë me shpjetësi ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke rikujtuar lidhjen e veçantë dhe inteligjencën e lartë të delfinëve.

Ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes së delfinit nëse bëhet fjalë për shkaqe natyrore, sëmundje apo ndonjë ndikim të aktivitetit njerëzor.