E trishtë/ I ndërpritet terapia, nëna kërkon ndihmë për djalin me aftësi ndryshe, logopedia e suprizon në studio: ‘ Terapi falas dhe aktivitete të tjera për të mbushur kohën’

E trishtë/ I ndërpritet terapia, nëna kërkon ndihmë për djalin me aftësi ndryshe, logopedia e suprizon në studio: ‘ Terapi falas dhe aktivitete të tjera për të mbushur kohën’

 Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’  trajtuam historinë e një djali me aftësi ndryshe, Lorenxo Vrapit. Në studio ishte e ftuar nëna e tij, Edlira Vrapi, e cila tregoi kalvarin e vuajtjeve për t’i siguruar djalit të saj kurimin e nevojshëm ndër vite, ndërsa tashmë ai ka mbushur 18 vjeç dhe i është ndërprer terapia. Ajo shprehet e shqetësuar se çfarë do të ndodh me të birin, pas ndërprerjes së terapisë:

‘’ Kam rënë në dramë, pra më është dukur sikur familja ka arritur vite pas, këtu jam në vite pas…në fazën që është Lorenxo sot e ka shumë të nevojshme, për arsye se fjalët tani I ndërpriten, unë jam ulur për vete, kam stopuar se më ra bombë, nuk e prisja’ shprehet ajo, ndërsa thotë se terapia  i është ndërprerë për shkak të moshës.

Ajo tregoi edhe vuajtjet e saj, pasi djali u diagnostikua me çrregullimin e spektrit autik, dhe faktin se nuk e kuptonin diagnozën, nuk kishin informacionin e duhur për ta ndihmuar. Ndër të tjera i është dashur të shpenzoj çdo kursim për të ndihmuar të birin, duke shitur shtëpinë, është detyruar të marr kredi dhe madje të lër edhe punën për tu kujdesur për të birin:

‘’ I gjuante kokës, nëse atij nuk do ti plotësohej diçka nëqoftese nuk do t’i shkonte aty ku duhej ose do ta kapte në moment nervozizmi vet do godiste direkt kokën, kështu që nuk do të jepte shans tjetër…kam marr edhe shumë fjalë poshtëruese nga njerëzit, me një fjalë ato mund t’i bëjë vetëm një jo e ndershme, me një fjalë që djali të godasi kokën nëpër rrugë, dhe është faji I prindërit. Me një fjalë unë nuk kish atë ndershmërinë e duhur sepse djali godiste kokën. Vajza që qante se e kisha me vete…më duhej të shkoja në shtëpi më pas dhe të merresha me Lorenxon’’  u shpreh znj. Edlira.

Ndërsa nëpërmjet emisionit ‘’ Rreze Dielli’’ znj. Edlira arriti të krijonte kontakt me logopeden Afërdita Kulluri, e cila i ofrojë terapi falas për djalin, që ai të vazhdojë kurimin më tej.

‘’ Duke ditur gjenden delikate të Lorenxos, dua t’i ofrojë mamasë së Lorenxos përveç pjesës së trajtimit, logopedik, edhe suportin nga qendra logopedike në aspektin e të folurit, gjithashtu në vazhdimësi do përpiqemi të gjejmë kontakte të tjera, për ta lidhur Lorenxon edhe në aktivite të tjera, fizike apo që Lorenxo të mbushi kohën dhe të rehabilitohet në të gjitha format më të mira të tij’’ u shpreh ajo.

Një suprizë dhe një ndihmë e tillë, përloti znj. Edlira Vrapi, e cila prej vitesh është mundur t’i sigurojë të birit mes shumë sakrificash mundësinë për terapi dhe ta përmirësojë më tej atë.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja