Një lajm shumë i rëndë për familjen e ministres së Kulturës, Elva Margariti.

Bashkëshorti i saj Artan Asllani është shuar në moshë mjaft të re, 49-vjeçare, për shkak të një sëmundje të rëndë, që vuante prej disa muajsh. Homazhe për të do të zhvillohen nesër në orën 09:00 dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Tufinë. Elva Margariti është ministre e Kulturës prej dy vitesh.

Elva Margariti u bë pjesë e qeverisë mandatin e dytë të qeverisjes pasi u emërua në dhjetor të vitit 2018. Bashkëshorti i saj Artan Asllani ka pasur një biznes dekoresh.