Tensionet politike në Kosovë u rritën ndjeshëm në Kosovë të premten pas shpërndarjes së Kuvendit. Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka sulmuar ashpër presidenten Vjosa Osmani duke e quajtur të “ verbuar për pushtet” dhe akuzuar se po i jep vetes kompetenca që nuk i takojnë.
Ai ngriti pikëpyetje edhe për amendamentet kushtetuese që presidentja propozoi për zgjedhjen e presidentit nga populli, duke thënë se ato u dorëzuan vetëm disa orë para nisjes së seancës për zgjedhjen e presidentit.
Sipas tij, nëse ky ishte një propozim për të mirën e republikës, Osmani mund ta kishte bërë shumë më herët gjatë mandatit të saj pesëvjeçar dhe jo në momentet e fundit.
Zulfaj tha gjithashtu se procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk do të kishte efekt të menjëhershëm, pasi amendamentet hyjnë në fuqi vetëm pas gjashtë muajsh.
Ai e akuzoi presidenten se, në vend që ta mbyllte mandatin me dinjitet, zgjodhi të ndërmarrë një veprim që sipas tij përbën shkelje të Kushtetutës dhe sulm ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
“Pas pesë vitesh që Vetëvendosje i dha rastin të shërbejë në pozitën më të lartë të shtetit, ajo si akt të fundit zgjodhi shkeljen e Kushtetutës. Trashëgimi e pandershme”, shkroi ai.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Mars, 21:56
Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?
-
Po
47.9%
-
Jo
45.3%
-
Jam i/e dyzuar
6.7%
Vota total: 2432
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Kurti është i paaftë për të qeverisur!' Gazetari për Report TV: Ka mentalitet bllokues
6 Mars, 18:48
-
Pse u kris raporti Kurti–Osmani në Kosovë? Analisti për Report TV: Konflikti filloi me draftin e Asociacionit
6 Mars, 18:15
-
Kreshnik Spahiu: Kush po e destabilizon njëkohësisht Shqipërinë dhe Kosovën?
6 Mars, 17:24
-
Përse nuk e kandidoi Vetëvendosja Osmanin për presidente? Ja si përgjigjet Kurti
6 Mars, 16:57
-
Osmani foli për 'njerëz të rrezikshëm', Kurti: Pse ju shkon mendja tek unë?
6 Mars, 16:50
-
Kurti kundërshton dekretin e Osmanit: Nuk flasim për zgjedhje të reja pa folur Gjykata Kushtetuese!
6 Mars, 16:19
-
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese kundër dekretit të Osmanit, Hasani: Ka 'uzurpuar' kompetencat e Kuvendit të Kosovës
6 Mars, 15:56
-
Kosovë/ Partitë dështuan të zgjedhin Presidentin, Halimi: Vota e popullit do gjunjëzojë Kurtin, ka bërë lojëra politike! Gjinali: Mungesë vullneti për konsensus
6 Mars, 14:46
-
PDK pranon çdo datë që cakton presidentja Osmani, Hamza: Të gatshëm për zgjedhje!
6 Mars, 14:22
-
Protestat e Berishës, Ngjela për Report Tv: Lodhet kot me 600 vetë, ‘non grata’ s’bëhet dot kryeministër! Avokati ‘paralajmëron’ Iranin: Matu mirë me Shqipërinë
6 Mars, 14:08
-
AAK mbështet shpërndarjen e Kuvendit, Haradinaj: Kurti po bën hajgare, e respektojmë dekretin e Osmanit!
6 Mars, 14:00
-
Shpalli zgjedhjet e e parakohshme, Osmani takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve! Kurti nuk shkon
6 Mars, 13:45