E vërteta dhe gënjeshtra sot në Shqipëri

E vërteta dhe gënjeshtra sot në Shqipëri

I

Ndërgjegjja e një shoqërie formohet ngadalë. Por shqiptarët e kanë pasur shumë të vështirë që, ata vetë, ta ndërtojnë koshiencën apo ndërgjegjen kolektive si shoqëri e shkolluar dhe me moralitet.

Shoqëritë e pazhvilluara kanë hequr shumë që të krijojnë ndërgjegjen e tyre kolektive me moralitet shoqëror, dhe në çastet kur juridikisht kanë dashur të formojnë demokracinë si sistem politik,  prapambetja e tyre i ka hedhur drejt gënjeshtrës.

Edhe shqiptar, në këta 30 vite që po rreken të formojë demokracinë në Shqipëri, gënjeshtra, si fenomen shoqëror, i ka dëmtuar shumë.

II.

Në këtë të ashtuquajturën demokraci shqiptare ka sunduar gënjeshtra.

Kjo ndodhi se liderët e kësaj demokracie vinin nga një edukim fals dhe i gënjeshtërt, siç ishte komunizmi.

Moraliteti në qeverisje, është personalitet individual i burrit të Shtetit. Kurse këtu në Shqipëri, pushtetarët vetëm gënjejnë.

Sali Berisha e di gënjeshtrën simbol të orientalizmit banal që ai përfaqëson.

Edi Rama e di gënjeshtrën shpikje artistike që e mban në pushtet.

Ilir Meta e di gënjeshtrën një çudibërëse të hajdutëve.

E pse të zgjatimi. Të gjithë gënjejnë për arsyet që thamë në këtë analizë.

Po, mirë që këta gënjejnë, po njerëzit si i besojnë.

Për këta besimtarë të gënjeshtrës së pushtetarëve të tyre, e thamë më lart se, gënjeshtra në Shqipëri ka qenë koshiencë kombëtare që, më së shumti, në kohët moderne ka ardhur nga gënjeshtra komuniste e veshur me ideologji, kurse në historinë shekullore, ajo ka qenë një infiltrim otoman.

 Otomanizmi ka qenë një gënjeshtër e gjatë, e dhunshme njëlloj si ajo e 40 viteve komunizëm në Shqipëri. Sepse po ta shohësh me një arsye historike, komunizmi në Shqipëri, si hoxhizëm, ka qenë otomanizëm klasik.

III

Por, a do të kemi një shpëtim nga sundimi i gënjeshtrës?

I vetmi shpëtim aktual është ndëshkimi i korrupsionit.

Dhe duhet të kujtohemi, se korrupsioni aktual si fenomen në Shqipëri është fenomen otomano-oriental, ku gënjeshtra banale është simbol i sundimit politik.

Por, pikërisht nga ky fenomen ka ardhur edhe korrupsioni i lartë shtetëror. Kurse, vendosja e ligjit, duke goditur ashpër korrupsionin e lartë shtetëror, fillon ta shkëpusë shoqërinë nga adhurimi i gënjeshtrës së pushtetarit që i sundon.

Duhet ta përmendim se është aksiomë që: i sunduari e adhuron gënjeshtrën e sunduesit si pushtet politik.

E keni parë si bërtasin turmat kur gënjehen nëpër sheshet e Shqipërisë?

Ja, kjo është natyra që ka krijuar gënjeshtra shekullore me sundim politiko-tiranik dhe pa ligj në Shqipëri.

Po, a kemi shpresë?

Po, shpresa e shqiptarëve ka filluar.

Lufta kundër korrupsionit me ligj drastik dhe ndëshkim masiv, është hapi i parë që do të godasë gënjeshtrën si ndërgjegje shoqërore në Shqipëri.

Me goditjen e korrupsionit, fillon frika e gënjeshtarit dhe humbet forca shoqërore e gënjeshtrës. Prandaj, i vetmi shpëtim aktual është ndëshkimi i korrupsionit.

Kurse aksioni i moralitetit, me goditjen kundër korrupsionit të lartë shtetëror duhe ta kthejë shoqërinë shqiptare për të kaluar nga adhurimi gënjeshtrës, tek adhurimi i së vërtetës.

Ky pra duhet të jetë fenomeni i ri i ndërgjegjes shoqërore në Shqipëri: kalimi nga adhurimi i gënjeshtrës, tek adhurimi me respekt madhor i së vërtetës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?