E veshur me kostumin tradicional dhe me shqiponjën pranë zemrës, Rita Ora nderohet me muralin në ngjyrat shqiptare në Kosovë

Murali i Rita Oras në Ferizaj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është një ndër më të dashurat për publikun shqiptar, i cili e ndjek me krenari që prej vitit 2012 kur realizoi këngën e saj të parë.

Në nder të krenarisë, bashkia e Ferizajt në Kosovë vendosi t’ia  shfaqi asaj dashurinë, përmes krijimit të një murali me portretin e saj, në të cilin shfaqet e veshur me kostumin tradicional dhe me duart në formën e shqiponjës të pozicionuara pranë zemrës.

Portretin madhështor e ka publikuar edhe Ora në rrjetin e saj social në Instagram duke shkruar “Uau, më habitët shumë me këtë”.

Ora nuk humb rast pa përmendur me krenari origjinën e saj dhe madje shpesh duke e përcjellë këtë përmes muzikës së saj.

Në këngën e saj të fundit “Big”, Ora shfaqet e veshur me konsumin tradicional me qëllimin promovimin e kulturës sonë, përmes muzikës.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rënia e rasteve me Covid-19 dhe efekti i vaksinimit, a duhet të hiqet ora policore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vrasje me armë zjarri në Tiranë pas një konflikti, ndërron jetë në spital 27-vjeçari! Disa të shoqëruar (EMRI+VIDEO)