Luana Vjollca ka festuar 31-vjetorin e lindjes me të afërmit dhe miqtë e saj. Ajo i ka mbledhur të gjithë në një vilë private, ku kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit me ushqime, alkool dhe muzikë të mirë.
E veshur me pink si një kukull Barbie, Luana ka shijuar çdo moment të festës dhe ka ndarë gjithashtu foto e video të shumta në rrjete sociale duke i treguar ndjekësve se si e kaloi ditën e lindjes.
“Ju paca gjithmone!!!! #2Shtator! Faleminderit per cdo urim, ma keni mbush zemren ploooot”, shkroi Luana, e cila këtë sezon të ri do t’i rikthehet ekranit.
Gjatë kësaj periudhe pauze, bëri disa video për Youtube duke dhënë mesazhe të ndryshme teksa rrëfente histori nga jeta e saj.